Kontrolli në burgun e Peqinit, gjenden disa doza kokaine, transferohen dy të burgosur të përjetshëm
Forcat Operacionale të Burgjeve, (DAP) kanë zbarkuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku kanë nisur kontrolle të befta në qeli.
Burime bëjnë me dije , se forcat operacionale të DAP janë nisur që në mëngjes, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.
Aktualisht po ushtrohet kontroll në të gjithë ambientet e burgut, ndërsa mësohet se janë gjetur disa doza kokaine.
Në operacion janë angazhuar rreth 20 automjete me forcat operacionale të DAP. Po ashtu, janë transferuar dy të burgosur të përjetshëm.

