Politikë

Kryeministri Rama nga Asambleja e OKB-së: AI luajti rolin e saj! U fabrikua pushtimi izraelit i Shqipërisë, që nuk ndodhi kurrë

Në fjalën e mbajtur nga Asambleja e OKB-së në Nju Jork,  kryeministri Edi Rama ceku përdorimin dhe ndikimin e Inteligjencës Artificiale te qytetarët, duke theksuar se ekziston mundësia e dezinformimit.

Kreu i qeverisë shqiptare përmendi dhe protestën qyterare të ashtuquajtur “Revolucionin Flamingo” të cilën tha se u fabrikua narrativë e një pushtimi izraelit të bregdetit shqiptar, pushtim që nuk ndodhi kurrë, u fabrikua dhe u përcoll përmes kanaleve që qytetarët u besonin tashmë.

“Keni ndjekur ose keni mësuar për Revolucionin Flamingo, narrativë të trilluar të një pushtimi izraelit të bregdetit shqiptar, pushtim që nuk ndodhi kurrë, u fabrikua dhe u përcoll përmes kanaleve që qytetarët u besonin tashmë.

Qytetarët kanë arsye të protestonin, por protestuan edhe kundër një armiku fantazmë. Frika u shndërrua në zemëratë, kjo në mobilizim dhe trillimi në realitet politik” tha Rama.