Aktualitet

Kulla te stadiumi provizor i Kanye West – Qeveria miraton projektin e Mark Lulit në afërsi të autostradës (FOTO dhe DOKUMENTE)

Një sipërfaqe e stërmadhe prej rreth 65 mijë metra katrorësh, në afërsi të autostradës Tiranë–Durrës, do të transformohet disa herë brenda pak muajsh. Aktualisht, toka është djerrë, më pas do të ndërtohet stadiumi provizor ku do të mbahet koncerti i Kanye West dhe më vonë do të bëhen kulla.

Vox News ka hulumtuar dhjetëra dokumente dhe foto nga trualli, në zonën e Kasharit, në krah të “Casa Italia”, i cili është i njëjtë me sipërfaqen e sheshit “Skënderbej” në Tiranë. Aktualisht, në atë zonë kanë shkuar fadromat e para, duke e shtruar me inerte, pasi do të ndërtohet stadiumi provizor prej 60 mijë spektatorësh.

Organizatorët kanë parashikuar se në atë vend do të mbahet koncerti i këngëtarit amerikan më datë 11 korrik. “Stadiumi do të ndërtohet në Tiranë, për vetëm një natë më datë 11 korrik, me një kosto 50 milionë euro. Qeveria shqiptare thotë se shou nuk do të financohet nga buxheti i shtetit, por institucionet shtetërore do marrin pjesë për organizimin. Biletat kanë dalë në shitje, nga 99 uro në 339 euro,” thanë organizatorët.

Kulla te stadiumi provizor i Kanye West - Qeveria miraton projektin e Mark Lulit

Kulla te stadiumi provizor i Kanye West - Qeveria miraton projektin e Mark Lulit

Në foto: Stadiumi provizor që do të ndërtohet në hyrje të Tiranës, me kapacitet 60 mijë vendesh, me kosto 50 milionë euro

Ndërkohë, në të njëjtën kohë që është vendosur për koncertin, qeveria ka miratuar dhe zbardhur një tjetër leje ndërtimi, që përkon pikërisht me sipërfaqen ku do të jetë stadiumi provizor.

Vox News ka hulumtuar dokumente nga KKTU, që bën fjalë për projektin “Green City Towers”, me vendndodhje në Autostradën Tiranë-Durrës, me subjekt zhvillues dhe ndërtues shoqërinë M.C. INERTE SHPK.

Kjo firmë është në pronësi të Mark Lulit, i njëjti që po zhvillon disa projekte në Tiranë, ndërsa projekti po zhvillohet në pronën e disa individëve dhe të një subjekti që operon ngjitur me truallin.

Kulla te stadiumi provizor i Kanye West - Qeveria miraton projektin e Mark Lulit

Kulla te stadiumi provizor i Kanye West - Qeveria miraton projektin e Mark Lulit

Në foto: Gjendja ekzistuese e truallit ku pas çmontimit të stadiumit, do të ngrihen kulla në 6 kënde

Në foto: Gjendja ekzistuese e truallit ku pas çmontimit të stadiumit, do të ngrihen kulla në 6 kënde

“Sikurse mund të shihet edhe nga fotot e gjendjes ekzistuese, trualli në fjalë është lënë pas dore dhe i atrajtuar. Vendi është aktualisht bosh dhe kufizohet në veri me autostradën Durrës-Tiranë, në lindje dhe perëndim me rrugët ‘Pavarësia’ dhe ‘Kasem Shima’ dhe në jug me lumin Lana. Ai përfshin një sipërfaqe prej 64,643 m2, për nga madhësia afërsisht e barabartë me sheshin ‘Skënderbej’”, thuhet në këto dokumente.

Sipas saj, në këto kushte, paraqitet kërkesa për zhvillimin e truallit në fjalë, me qëllim përmbushjen e nevojave të qytetit për objekte të reja bashkëkohore, si hotele dhe qendra biznesi, të cilat janë shumë të kërkuara nga pushuesit e shumtë që vizitojnë qytetin gjatë sezonit veror dhe më tej.

Kulla te stadiumi provizor i Kanye West - Qeveria miraton projektin e Mark LulitKulla te stadiumi provizor i Kanye West - Qeveria miraton projektin e Mark LulitKulla te stadiumi provizor i Kanye West - Qeveria miraton projektin e Mark Lulit

Kulla te stadiumi provizor i Kanye West - Qeveria miraton projektin e Mark Lulit

Në foto: Projekti që është miratuar në zonën në hyrje të Tiranës, 6 kulla dhe e gjithë sipërfaqja me ndërtime

Në fotot që ndodhen në lejen e ndërtimit parashikohet se në të gjithë këtë sipërfaqe do të ndërtohen 6 kulla të larta deri në 21 kate, ndërkohë që ato do të lidhen nga ndërtesa me disa kate.

“Baza e fortë dhe një sërë kullash që ngrihen mbi të janë projektuar për të pasqyruar topografinë natyrore dhe identitetin kulturor të rajonit. Unaza është e ndërtuar nga guri vendas shqiptar dhe gurë të ndryshëm mediterian, një material që mbart rëndësi historike dhe kulturore. Në këtë projekt, ai bëhet një lidhje moderne me të kaluarën, duke lidhur kullat, duke ofruar gjithashtu përfitime termike. Duke u ngritur nga ky bazament mineral, gjashtë kullat janë pozicionuar me kujdes, të orientuara drejt malit të Dajtit apo kodrave përreth që përqafojnë qytetin e Tiranës”, thuhet në dokument.

Sipas tyre, fasadat e kullave, të përbëra nga qelqi dhe metali, duken pothuajse pa peshë.

“Në faqen e jashtme të fasadës objektet janë të veshura me ngjyra të ndryshme – jeshile drejt parkut qendror dhe të kuqe drejt qytetit përreth duke i dhënë vëllimeve të mëdha njëfarë lehtësie. Kullat duken sikur shpërndahen në horizont, ndërsa konturet e tyre zbehen në sfondin e peizazhit të Tiranës”, vijon dokumenti./Vox.