Kur djemte e Poliçanit, u gjakosën për të mbrojtur Erion Braçen.
Artan Manushaqe
Diku nga Maji 96′ Erion Braçen e dhunuan, e gjakosën, dhe situata po shkonte për më keq. Ndërkohë Braçen nga Berati e marin djemtë e Poliçanit në mbrojtje dhe e mbajtën në shtëpitë e tyre e i dhanë besën dhe ashtu ndodhi, askush s’u afrua në Poliçanë në atë kohë!
Një djalë nga qyteti i Poliçanit hoqi bluzën që kishte në trupin e tij dhe ja dha e ja veshi Braçes, sepse ajo që kishte veshur ishte e grisur dhe e gjakosur.
Brace ka qënë edhe deputet disa herë në 96, 2001, 2005, 2009 në Qarkun Berat por edhe si përfaqësues i Poliçanit.
Erion Braçe votoi për të shkrirë Bashkinë e Poliçanit dhe 14 bashki të tjera në Shqipëri.
Poliçanin këta dhe KM deshën ta shkrinin që në 2014 por nuk e lejoi Ilir Meta, e ky është fakt që të gjithë e dinë.
Kur isha te protesta para kuvendit para disa ditësh bashkë me banorët e Poliçanit por edhe banorëve të tjerë nga të gjitha bashkitë që rrezikonin të shkriheshin, ju thashë, se Erion Braçe ka treguar që merr protagonizëm, thotë nuk do e votoj…, e me pas ngre kartonin e voton pro “partisë ” pro shpopullimit.
Mbase nuk me del parashikimi ju thashë por kam ” frike “…e më shumë besim te vota kundër kisha të Vullnet Sina i cili edhe ky u tregua besëprerë me Selenicën dhe Vlorën, përmbysi kupen bashkë me shumë deputetë të tjerë ” socialistë “.
Braçe në një media dy orë para votimit u shpreh për shumë gjëra kundër për rilindjen, për reformën, për demokracinë, për të drejten, për mënyrën se si i kanë bërë letrat ” për të dëgjuar banorët ” nga grupi parlamentar i PS, por u shpreh në një moment, se ne po ju heqim bukën nga goja njerëzve nëse kjo reformë kalon!
Në fakt jua hoqe bukën atyre dhe fëmijëve të tyre.
Kjo është prania besnike dhe besëprerë e rilindjes. Ky sekt dhe fare e poshtër dhe antishqiptare votoi për shpopullimin duke shkrirë 15 bashki. Këta këtë kanë bërë e po bëjnë për 13 e kusur vite, duke na shtypur e larguar nga tokat dhe shtëpitë tona me mjete represive dhe pa na dëgjuar madje edhe duke na tallur.
Miq nuk ka më deputetë socialistë por ka specialistë do të thoshte Pjetër Arbnori.


