Largim i tij dhe Alegrit nga Milani? Igli Tare: Do të ulemi së bashku me Furlanin dhe Ibran
Java e fundit nuk ka qenë shumë e qetë në ambientet e Milanit, pasi mungesa e fitoreve ka sjellë në plan të parë disa probleme që çuan deri në përhapjen e zërave se në fund të sezonit mund të kishte një divorc të parakohshëm me Masimilian Alegrin dhe me Igli Taren.
Ka qenë vetë drejtuesi shqiptar i kuqezinjve, ai i cili ka sqaruar gjithçka duke folur për mediat para sfidës ndaj Veronës, teksa theksoi se ekipi do të fokusohej plotësisht te objektivat, ndërsa projekti me Alegrin ishte afatgjatë.
“Nuk ka kuptim të flasim për këtë situatë tani. Ne duhet ta përqendrojmë të gjithë këtë energji në qëllimin tonë, që është Liga e Kampioneve. Arritja e saj do të thoshte shumë për planifikimin dhe të ardhmen e klubit, kështu që nuk ka asgjë për të diskutuar për Alegrin. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer këtë sezon, ai ende ka një kontratë të gjatë dhe siç tha dje, atij i pëlqen të planifikojë, të zhvillojë një projekt të madh dhe ne po punojmë për këtë së bashku për të ardhmen.
Kur rezultatet nuk janë të pritshmet, të gjithë fillojnë të vënë në pikëpyetje veten. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë, gjëja më e rëndësishme për ne është të arrijmë të gjitha objektivat tona, pastaj të ulemi së bashku – Furlani, Ibra dhe të tjerët – dhe të përpiqemi të zhvillojmë një plan fitues për sezonin e ardhshëm”, tha Tare për “DAZN”, duke lënë të kuptohet se për momentin kjo është një temë që e shqetëson.

