Aktualitet

Lenc Gjikuria/ “Pashai” i jugut rrezikon Kishat e Dhërmiut që janë pasuri Kombëtare duke gërryer malet, IKMT e gjobit për banalitete, gurorja pa leje bën kërdinë

Për personazhin Lenc Gjikuria nëse niset të investigohet, nuk mjaftojnë ditë të tëra për të zbardhur dhe për të shkruar rreth bëmave dhe gjëmave të tij.

Lorenc Gjikuria është ai që ka falsifikuar dokumente pronash, është ai që ka ndërtuar pa leje kudo ku ka dashur nëpër jug, është ai që ka ndërtuar jashtë projektit (në objektet ku ka patur leje), është ai që ka zaptuar prona dhe ka mashtruar shtetin, duke investuar lekët që Europa kishte taksur për fermerët tanë, në resortin e tij luksoz Zoe Hora. E në fund Lenc Gjikuria është investitor strategjik.
Por sot do të ndalemi vetëm në një pikë. Tek rreziku që i kanosen disa prej pasurive Kombëtare të zones së Dhërmiut, të cilat po shkojnë drejt shkatërrimit për shkak të pangopësisë së Lenc Gjikurisë.

KISHAT ORTODOKSE DHE GURORJA “ALLA TURKA” 

Pamjet që shihen në foto janë marrë nëpërmjet “Google Earth”. Siç duket qartë diku në zonë mbi Dhërmi po ndodh një masakër mjedisore. Është pikërisht gurorja e Lenc Gjikurisë mbi fshatin Ilias, e cila jo vetëm operon jashtë çdo standardi, por përveçse po ndot dhe shkatërron mjedisin, është duke rrezikuar seriozisht disa Kisha dhjetra vjeçare që i përkasin komunitetit Ortodoks e që për Shqipërinë janë pasuri Kombëtare.
Zona e Dhërmiut vërtet ka një numër të madh të trashëgimisë Ortodokse por Lenci punët i bën “alla turka”. Mali është ngrënë nga të gjitha anët e tij, dhe makineritë e rënda punojnë 24 orë në ditë duke rrezikuar shumë objekte fetare të rëndësisë së veçantë.
Ky shkrim që është një këmbanë alarmi për masakren mjedisore që po bën Lenc Gjikuria, nuk do të jetë i fundit për këtë personazh.
Do të vijojmë me publikimin e rastit skandaloz se si Lenc Gjikuria pushtoi shtëpinë e vjetër të dhërmiotëve për ta bërë fjetore për punonjësit e tij.
Do të publikojmë dokumentet e lejeve të tij të ndërtimit dhe se si janë realizuar fizikisht në terren, pa folur për objektet që janë ndërtuar pa leje dhe janë shituar apo kanë tjetërsuar pronarë.
Dosja e Lenc Gjikurisë është një “thes me miell” që sa herë të “goditet” nxjerr mjaftueshëm material që ky personazh ta ketë vendin përballe drejtësisë.