Marash Gilaj: Kur nuk luftojmë për të drejtat tona, për të vërtetën dhe drejtësinë, kemi humbur lirinë dhe vetëkontrollin
Janë këta sundues që diktaturën e shesin për demokraci përmes lojës me maska e hipokrizi neveritëse. Dihet se diktatorët nuk respektojnë asnjë ligj, nuk pyesin për vullnetin e popullit, për moralin, lirinë as të vërtetën, por si sadistë, ndjejnë kënaqësi, kur dhunojnë e poshtërojnë të tjerët. “Një njeri që refuzon të mbrojë atë që është e drejtë dhe e vërtetë ka vdekur”, thoshte M. Luter King.

Tashmë, kanë kaluar pesë muaj që kur nisën protestat nga shoqëria civile, duke filluar nga Tirana dhe në shumë qytete të tjera për të kërkuar e mbrojtur të drejtat legjitime dhe të vërtetat që qeveria i ka zëvëndsuar me gënjeshtra prej më shumë se 13 vitesh. Por shteti nuk ua vuri veshin, i injoroi, i bullizoi dhe u tha se nuk do të tundet nga istikami, pasi nuk ka bërë asnjë gabim, faj apo krim gjatë keqqeverisjes. Ka më shumë se një javë që studentët dhe gjimnazistët, duke mos përjashtuar edhe pedagogët e të tjerë po bëjnë gjënë e duhur. Ata janë ngritur fuqishëm, të vendosur për të mos u përkulur para dhunës policore dhe mashtrimeve qeveritare pa arritur objektivat e tyre. Kërkohet dorëheqja e kryeministrit si fillim. Nuk janë ngritur vetëm për hallet e veta, por edhe të çdo shqiptari normal. Edhe nëse kjo protestë është pak më agresive, faji duhet kërkuar tek qeveria që po sillet njësoj në dy rastet. Ajo justifikohet me fjalë pa vlerë dhe po nxit policinë e krimit të mbrojë pushtetarët me çdo lloj çmimi, duke tejkaluar çdo ligj e normë që duhet zbatuar. Kryeministri u premton policëve shpërblimin prej 2500 eurosh, nëse e shtojnë dozën e dhunës dhe mbrojnë qeveritarët e kurruptuar, pa moral që s’kanë lënë gjë pa grabitur, shitur e vjedhur mbi tokën arbërore. Janë këta sundues që diktaturën e shesin për demokraci përmes lojës me maska e hipokrizi neveritëse. Dihet se diktatorët nuk respektojnë asnjë ligj, nuk pyesin për vullnetin e popullit, për moralin, lirinë as të vërtetën, por si sadistë, ndjejnë kënaqësi, kur dhunojnë e poshtërojnë të tjerët. “Një njeri që refuzon të mbrojë atë që është e drejtë dhe e vërtetë ka vdekur”, thoshte M. Luter King. Të gjithë ata që i binden, i shkojnë pas një autoritari arrogant, brutal, mashtrues, akrobat dhe shkelës ligjit, i pushtuar nga madhështia e marrëzisë, duke i rrahur shpatullat e duartrokitur qorrazi, janë armiqtë më të rrezikshëm të së vërtetës dhe të mbarë kombit tonë. Një pjesë e heshtur apo indifferente ndaj asaj që po ndodh janë kthyer në zombi, që vuajnë nga apatia, paaftësia për të reaguar. Ata paraqiten si të pashpirt e pa vullnet, që kanë humbur lirinë dhe kontrollin mbi vetveten. I karakterizon pandjesia, mpirja dhe plogështia. As të gjallë as të vdekur. Vetë heshtja ndaj padrejtësive është tradhëti. Duke parë e dëgjuar çfarë thotë e bën PS – ja, arrin në perfundimin se të kesh turp është turp, sipas tyre.
Kemi një numër të madh pushtetarësh të të gjitha niveleve që u graduan pa merita dhe u pasuruan shpejt përmes vjedhjeve. Të dërgosh satelitët në hapsirë, të bësh Diellën ministre robote dhe të ndërtosh kulla të larta pafund nuk tregojnw mirwqenie tw popullit, e vërteta është se këto para të shpenzuara nga taksat e popullit më fukara në Europë janë bërë rrush e kumbulla. Një popull pa rini, s’ka të ardhme. Shkrimtari amerikan, Mark Tuen pat arritur në perfundimin se “politikanët dhe pelenat duhen ndërruar shpesh për të njëjatat arsye.”

Si mund të harrohet që kryeministri i vendit gjatë 13 – 14 viteve të sundimit bëri gjithçka që shpresat e rinisë të shuheshin, duke i bërë indiferent e mbushur mendjen se në këtë vend nuk jetohet, se gjërat nuk do të ndryshojnë asnjëherë për mirë dhe se kjo mjafton për t’i vënë vetes një damkë në ballë, ku shkruhet e të lexohet se ke bërë krimin më të madh si qeveri. Kjo është nder arsyet kryesore që ata po ikin nga sytë këmbët dhe që ajo pjesë e mbetur ende këtu, sot po proteston pa u ndalur deri në largimin e kësaj qeverie armiqësore ndaj popullit të vet.
A nuk ishte po ky që në cdo fushatë elektorale e kërkoi pushtetin në mënyrë të pandershme, duke shkelur ligjet, duke marrë njerëzit nepër këmbë, duke i shpërfillur, poshtëruar e tallur me fjalorin më banal.
Pasi mori pushtetin, këtë lloj sjellje e ktheu në sistem. Injoroi të ndershmit, të drejtët e të diturit, për t’i bërë më të keqen vendit të vet. Kushdo që thellohet sadopak, mund ta kuptojë se amoraliteti, padija, varfëria dhe spiunllëku i patronazhistëve ia zgjasin jetën kësaj qeverie pa skrupuj. Një lider me vlera e di se kur duhet të largohet, por ky nuk zhgulet nga froni pa i bërë vendit atë që s’ia kanë bërë as pushtuesit.
Ky do që vendi të shkojë në luftë civile dhe pasi ta djegin e ta pjekin, të sundojë mbi hirin e mbetur. Shkrimtari amerikan, Mark Tuen pat arritur në perfundimin se “politikanët dhe pelenat duhen ndërruar shpesh për të njëjatat arsye.” Ky nuk ha pykë nga kjo anë. Për të mbuluar gabimet, fajet, skandalet dhe krimet, ka zgjedhur propagandën si mjetin më efikas të mashtrimit. Na çau trapin me integrimin, me pasaportën europiane, kur nuk ka punuar asnjë ditë të vetme që kjo të ndodh me të vertetë. Gjithçka është një hipokrizi e pashoqe. Na thotë se vetëm ky është i aftë ta bëjë këtë dhe po iku, nuk ka një të dytë që mund ta realizojë.
Harron se ka 13 vjet që premton ujin e pishëm 24 orë pa nderprerje në çdo qytet dhe njëqind gjëra të tjera, por ende nuk i ka realizuar.
Si mund t’i besohet pasi të ka gënjyer njëmijë herë. Populli nuk harron se pa të u pranuam në NATO, liberalizuam lëvizjen e lirë brënda Europës dhe bëmë Rrugën e Kombit, kur për asnjërën nuk ishte dakord. Këto merita i takojnë PD – së, kur ishte ne pushtet. Dihet nga të gjithë se paraja e pistë e solli dhe e mban në pushtet në mënyrë të paligjshme dhe se është krimi që ky e lejon dhe ai, për t’i kthyer reston, financon shtetin.
Ky regjim e ka kthyer shtetin të funksionojë si bordello. Por është fatkeqësi kombëtare të mos e kuptosh se pas çdo karriere të pamerituar dhe pas çdo pasurie te madhe që nuk justifikohet, fshihet një maskarallëk dhe krim i madh, sepse askush nuk u pasurua shpejt duke qënë i drejtë. Dhe se pa drejtësi nuk ka paqë askund në botë. Kemi një numër të madh pushtetarësh të të gjitha niveleve që u graduan pa merita dhe u pasuruan shpejt përmes vjedhjeve. Pastaj, disa prej tyre, perfunduan si të akuzuar, të paraburgosur, të burgosur dhe të larguar jashtë vendit, deri tek dy zëvëndësit e kryeministrit. Mënyra e qeverisjes i ngjan një çmendurie të organizuar dhe aspak një mirësie të organizuar, siç duhej të ishte.
Ky mendon se të dërgosh satelitët në hapsirë, të bësh Diellën ministre robote dhe të ndërtosh kulla të larta pafund tregojnë cilësinë e jetesës së një populli, por e vërteta është se këto para të shpenzuara nga taksat e popullit më fukara në Europë janë bërë rrush e kumbulla për të shitur pordhë me rigon, pasi asgjë të mirë nuk kanë sjellë për popullin dhe nuk tregojnë mirëqënie. Një popull pa rini, s’ka të ardhme.
Ne s’kemi zgjedhje të lira, mungon drejtësia dhe media e pavarur. Jemi zhytur e mbytur në varfëri. Bujqësia dhe blegtoria kanë degraduar. Populli ha ushqime të pakontrolluara e të helmuara. Mungon minimumi jetik, ndersa drogë kemi edhe për eksport. Pensionistët janë në ditë të vështira. Shpopullimi dhe mungesa e punëtorëve e specialistëve është problem i madh. Po falen e shiten pasuritë kombëtare. Ka socialistë të ndershëm që bëjnë thirrje: “ Të shpëtojmë PS-në!”
Ne s’kemi zgjedhje të lira, mungon drejtësia dhe media e pavarur. Jemi zhytur e mbytur në varfëri. Bujqësia dhe blegtoria kanë degraduar. Populli ha ushqime të pakontrolluara e të helmuara. Mungon minimumi jetik, ndersa drogë kemi edhe për eksport. Pensionistët janë në ditë të vështira. Shpopullimi dhe mungesa e punëtorëve e specialistëve është problem i madh. Po falen e shiten pasuritë kombëtare. Ka socialistë të ndershëm që bëjnë thirrje: “ Të shpëtojmë PS – në!” Duke parë çdo ditë se gënjeshtarët, hajdutët apo kriminelët janë promovuar e graduar në poste të rëndësishme, ndersa populli jeton në dëshprim të thellë dhe ka filluar të dyshojë, nëse duhet jetuar me ndershmëri apo t’i bashkohet kësaj lukunie perverse. Nga ana tjetër, është rrezik i madh, kur një turmë e vërbuar nga trutë dhe sytë, vlerësojnë një njeri dinak e hileqar, duke i dhënë merita të pamerituara dhe e mbajnë në pushtet për të zezën e vet. Ai, thjeshtë, po i përdor si vegla qorre dhe pasi gjërat nuk mund të mbulohen më, ai i flak si limonj të shtryllur.
Kam dëgjuar njerëz që thonë se ai mban fjalime të bukura e frymëzuese, por ata nuk lodhen të kuptojnë se ky është nga ata tipa që ka bërë e vazhdon të bëjë punët më të pista. Ndaj, s’duhet harruar asnjëherë se njeriu nuk duhet vlerësuar nga fjalët që thotë, por nga veprat që bën, nga ajo që i jep shoqërisë dhe jo nga sa është i aftë t’i marrë asaj padrejtësisht. “Ai mendon se di gjithçka, por sa keq që nuk di gjë tjetër, përveç kësaj”, ka thënë N. Makiaveli për raste të ngjashme. Ju që i shkoni pas dhe pranoni të kryeni punët më të pista kundrejt rrogës ose bakshisheve të majme, që pranoni të shiteni e të bliheni, ai ju dhuron ferrin si djall që është. Siç thotë populli, nga miqësia me gomarin, prit vetëm shqelma ose po shkove pas brumbullit, përfundon në pleh, siç kanë përfunduar shumë prej jush deri tani dhe kjo do të ndodh edhe në vazhdim, po nuk ndërruat drejtim. Ndersa ai vazhdon të betohet se nuk ka asnjë faj, se nuk gjëndet asnjë cent i vjedhur në xhepat e tij, bash si një i dehur që betohet se nuk është i pirë. Kush bën vepra të këqija, i urren njerëzit, sepse kjo sjellje i dëmton të gjithë. Përulja ndaj së keqes me vullnet është skllavëri e turpshme. Për ta mbyllur po citoj Paulo Koelho:
“I drejti e pranon gabimin, hipokriti e fsheh, ndersa arroganti mendon se nuk gabon kurrë.” Për fatin tonë të keq, ky karakterizohet nga hipokrizia dhe arroganca, që do të thotë se i fsheh dhe nuk i pranon fajet që bën asnjëherë, prandaj duhet larguar nga pushteti një orë e më parë.


