Mban titullin ‘doktor shkencash’, Taulant Balla e ka kopjuar dizertacionin nga një punim shkencor europian
E mbrojtur në vitin 2015 në Universitetin Aleksandër Joan Kuza në Lasi të Rumanisë, doktoratura e një nga figurave kryesore të Partisë Soacialiste, Taulant Balla, me titull “Reformimi i Sistemit të vendimarrjes në Bashkimin Europian”, rezulton plagjiaturë.
I gjithë kapitulli 5 është i kopjuar. Z.Balla e ka vjedhur informacionin nga një punim shkencor i “Qendrës Për Kërkime Politike Europiane” në Bruksel, material i botuar në vitin 2009 dhe i mbrojtur me të drejtat e autorit. Dhe paradoksi më i madh është se pas marrjes së titullit “doktor shkencash” me këtë dizertacion, Balla ka mbajtur edhe detyrën e Kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Parlamentin Europian, një pozicion kyç ky pasi Shqipëria prezantohej në atë kohë në Europë me z.Balla.
Kapitulli i kopjuar i doktoraturës së ish-ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, nis me këtë fjali: “Kapitulli i 5-të përmban propozime për të reformuar sistemin e vendimarrjes në bashkimin Europian. Sugjerimet e mia në këtë reformë janë…”Në fakt sugjerimet që vijnë më poshtë janë marrë fjalë për fjalë nga artikulli i vitit 2009 që ai ka kopjuar:
1-“Institucione më eficente të BE-së. Procesi i brendshëm i vendimmarrjes mund të përmirësohet në të gjitha institucionet e BE-së. Kërkon një përdorim më eficent në të gjithë cilklin politik, koordinim më të mirë ndërmjet strukturave të brendshme…
2-Institucione europiane më të përgjegjshme. Instrumenta rregullator më të mirë gjithmonë kanë ndihmuar për të forcuar përgjegjësinë e Komisionit, në lidhje me grupet e interesit”.
3-Procesi i bashkëvendosjes mund të bëhet më efikas përmes një përcaktimi më të qartë të roleve dhe përgjegjësive brenda institucioneve të përfshira. Roli i komisionit në kryerjen e vlerësimeve të ndikimit gjatë gjithë procesit dhe përfshirja e hershme e Parlamentit në identifikimin e nismave strategjike janë shembuj të ideve që u përgjigjen këtyre nevojave.
4-Ne mund të zbatojmë një proces në të cilin të gjitha palët e interesuara janë të vetëdijshme për atë që po bëhet dhe pse.
Në CV-në e tij ai shkruan se ka përfunduar studimet doktorale dhe e ka mbrojtur tezën me vlerësim Magna Cum Laude. Një frazë latine që nënkupton nderimin më të lartë, vlerësim i dhënë 11 vite më parë, që po të ekzistonin instrumentet verifikues të sotëm, jemi të sigurt që nuk do t’i jepej asnjëherë.
Gjatë një përballje me gazetarin Freard Rista, z.Balla mohoi të kishte vjedhur doktoraturën e tij diku tjetër, duke e sfiduar gazetarin të bëjë verifikimet e duhura, verifikime të cilat janë bërë më herët.


