Mbështetja e Lituanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Rama pret në takim Presidentin lituanez
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në Kryeministri, Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda.
Takimi pati në fokus forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, mbështetjen e Lituanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë Presidencës së Lituanisë në Këshillin e Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e parë të vitit 2027.

