Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!
Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë. Nën thirrjet “Ju erdhi fundi”, ata kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke finalizuar ditën e 116-të të revoltës së tyre.
Të shumtë ishin qytetarët që folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës.


