“Me 220 milionë euro mund të blinte edhe Pallatin Elysee!”- Blendi Fevziu habitet pas arrestimit të Ermal Beqirit: Si jetonte i lirë në mes të Europës!
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar lidhur me arrestimin në Francë të biznesmenit Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.
Sipas hetimeve të SPAK, Beqiri dyshohet se kishte në pronësi disa pasuri në Francë, mes tyre edhe kështjellën “Château d’Auteuil”, apartamente, llogari bankare dhe një avion privat.
Në reagimin e tij, Fevziu është shprehur se shqetësimi kryesore nuk duhet të jenë pasuritë luksoze të biznesmenit, por te mënyra se si një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka mundur të jetojë i lirë në një vend europian.
Sipas tij, me 220 milionë që ka marrë kompania e tij nga shteti me tenderat e AKSHI-t, mund të kishte blerë ndoshta edhe Pallatin Elysee, jo vetëm një kështjellë.
“Çështja kryesore është se si mundet një person në kërkim, me njollë të kuqe, që quhet një ndër personat më të rrezikshëm, ishte pronar i dy apartamenteve, një kështjelle, dy llogarive bankare me 2 milionë euro, kishte avion privat që fluturonte në Francë dhe nuk ishte identifikuar as nga drejtësia, as nga policia”, shprehet ai.
Fevziu thekson më tej se një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nuk mundet të jetojë i qetë në pronat e regjistruara në emrin e tij, por kjo mund të ndodhte vetëm nëse “ai ka qenë në përgjim nga policia për të parë lidhjet që kishte ose ka falimentuar i gjithë sistemi i sigurisë në Europë”.
“Çfarë po ndodh realisht me persona të tillë që qëndrojnë në mes të vendeve europiane, ndërkohë që kërkohen për afera të tilla? Kjo është pikëpyetja më e madhe”, përfundon Fevziu.
Blendi Fevziu: Kam gjithë ditën që i lexoj lajmet se pse Ermal Beqiri ka blerë kështjellë në Francë. Në fakt, çudia më e madhe nuk është as kështjella dhe as avioni, se edhe unë hipa sot në një dron-taksi që fluturon.
Problemi kryesor me 220 milionë që ka marrë kompania e tij, mund të kishte blerë ndoshta edhe Pallatin Elysee, jo vetëm një kështjellë.
Çështja kryesore është se si mundet një person në kërkim, me njollë të kuqe, që quhet një ndër personat më të rrezikshëm, ishte pronar i dy apartamenteve, një kështjelle, dy llogarive bankare me 2 milionë euro, kishte avion privat që fluturonte në Francë dhe nuk ishte identifikuar as nga drejtësia, as nga policia.
Një person në kërkim me njollë të kuqe nuk mund të rrinte në pronat e tij të evidentuara në emër të tij. Dhe, mbi të gjitha, ose ka qenë në përgjim nga policia për të parë lidhjet që kishte dhe e kanë lënë vetë, ose ka falimentuar i gjithë sistemi i sigurisë në Europë.
Kjo është pikëpyetja më e madhe dhe shqetësimi më i madh, më shumë sesa fakti që ai kishte blerë një kështjellë në Francë, sepse me aq para sa kishte, mund të kishte blerë edhe Pallatin Elysee.
Çfarë po ndodh realisht me persona të tillë që qëndrojnë në mes të vendeve europiane, ndërkohë që kërkohen për afera të tilla? Kjo është pikëpyetja më e madhe.


