Aktualitet

Më ndihmoni me 500 mijë € / Gjykata ka “dënuar” weblajm t’ia japë bosit të Megatek, z.Dionis Teqa

Shënim Editorial. Më ndihmoni me 500 mijë Euro, do e vlerësoja shumë.

Por jo. Nuk duhen në të vërtetë, është një titull ironik me faktin se gjykata ka urdhëruar të hiqet një lajm i rremë e nëse jo padia në themel është gjys milion euro. WebLajm.com jo vetëm sot, që e tërhoqi zyrtarisht vetë vendimin e dt.24 pasi ftuesi (postieri, korrieri) nuk e solli, edhe pse gjyqtari Flamur Kapllani nuk njoftoi kurrë por u kontaktua nga unë pasi e njoh e më e njeh si Arsenin edhe si WebLajm.com, unë kurrë sjam fshehur.

Po Prej ditësh, e më saktë prej 30 dhjetor 2025, i ka kërkuar z. Teqa e vartësve të tij: keni një koment për lajmin?

Keni një version tjetër për lajmin?

Keni një përgënjeshtrim?

Kishte vetëm një kërkesë: MOS E PUBLIKO, do futesh në media plan reklamash. Kjo ofertë u refuzua. U refuzua çdo OFERTË. U pranua një ofertë: ajo e zyrës juridike nga znj. Evelina Qirjako, ardhur në Janar 2026. U publikua versioni i tyre (përgënjeshtrimi i tyre). U publikua FALAS, pa mediaplan, pa reklamë.

Personalisht z. Kapllani e znj. Qirjako, i kam vlerësuar e vlerësoj. Vendimmarrjen e gjykatës nuk e komentoj. E respektoj. Ndaj kam vendosur të ndjek betejën ligjore. EDHE pse në vendim ka vetëm një paragraf, sigurim padie 500 mijë EURO. THEMELI do nxjerr të fshehurat dhe të padëgjuarat. / WebLajm.com

Arsen RUSTA