Aktualitet

Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki

Kuvendi ka votuar sot hartën e re territoriale me 46 bashki, një nismë e kundërshtuar nga opozita.

Me 85 vota pro, është miratuar reforma territoriale në Kuvend, pas 15 orëve debat.

Në kundërshtim, opozita ka bllokuar foltoren, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka tentuar të godasë me shishe uji kryeministrin Edi Rama, por nuk është lejuar nga garda.