Modriç sfidon moshën, barazon Mesin me 208 ndeshje për kombëtaren! Ronaldo mban vendin e parë
Luka Modriç vazhdon të shkruajë histori në futbollin ndërkombëtar, pavarësisht moshës 41-vjeçare. Kapiteni i Kroacisë ka arritur një tjetër rekord personal, duke barazuar Lionel Mesin në listën e futbollistëve me më shumë paraqitje në ekipet kombëtare.
Modriç regjistroi ndeshjen e tij të 208-të me fanellën e Kroacisë në përballjen ndaj Çekisë, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes historike, së bashku me yllin argjentinas Lionel Messi.
Në krye të kësaj liste vijon të qëndrojë Cristiano Ronaldo, me 234 paraqitje për Portugalinë.
Mesfushori kroat debutoi me kombëtaren në mars të vitit 2006, në një ndeshje miqësore kundër Argjentinës. Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë një nga figurat kryesore të Kroacisë, duke e udhëhequr ekipin drejt finales së Botërorit 2018 dhe vendit të tretë në Katar 2022.
Renditja e futbollistëve me më shumë ndeshje për kombëtaret:
-
Cristiano Ronaldo – 234 ndeshje
-
Lionel Messi – 208 ndeshje
-
Luka Modriç – 208 ndeshje
-
Bader Al-Mutawa – 202 ndeshje
-
Soh Chin Ann – 195 ndeshje.
Modriç vijon të sfidojë vitet dhe të dëshmojë se mbetet një nga futbollistët më jetëgjatë në nivelet më të larta të futbollit botëror.


