Momentet e para/ Flakët shkrumbuan pallatin, si nisi zjarri te farmacia 10 (VIDEO)
Pamjet që shihni tregojnë momente te para se si ka nisur zjarri te pallati te farmacia 10 në Tiranë, që la në qiell të hapur me dhjetëra familje.
Ndërkohë, befasues është fakti se si një qytetar që ka kaluar aty pranë zjarrit, nuk ka reaguar fare, por ka vijuar rrugën e tij. Zjarri më pas përfshin fasadën e objektit, duke shkrumbuar rreth 30 banesa.
Për zjarrin u arrestuan disa persona, të cilët më pas u liruan, si administratori i pallatit, pronari, si dhe menaxherja e supermarketit. Ata do të hetohen në gjendje të lirë. Sakaq, kompania e ndërtimit ka premtuar që të do të rindërtojë apartamentet e dëmtuara nga zjarri.

