Opinion

Muharrem Meko: Unë, s’jam i penduar, o shoku im… i bindur se, as ti !

(Ja dedikoj një shoku, qe edhe pse kane kaluar afro 30 vjet, rri e rri e me thote;- na more me qafe…ta kishe marre thesin ! )😊

Nje shok im i hershëm , e që jo rrallë ulemi edhe tani e kujtojmë ato vite trazirash e rëmuje, rri e rri e me kujton nje episod jo fort te kendshem qe per kohet qe kalojme e me ç na degjojne veshet e shohin syte, kap kufijte e permasat e marezise !
Eh, sot…sot ai veprim i imi i atehershem, me te drejte identifikohet si nje veprim prej te marri …
– si mund ta quash ndryshe, refuzimin e nje thesi me para ? ( ! )

Eshte ngjarje reale…
-…kishte shumë si unë ai brezi im !

Post 97 -ta… edhe pse me afroheshin pozicione te ndryshme ne administraten e re, une me qamet s’ doja t’i largohesha pasionit tim ; nje dite po e nje dite jo, ne faqen e pare te ZP ; – situata nga doganat e Qarkut te Korçes !
…per te cilat, ne te sapoardhurit në pushtet, ishim angazhuar se “… do t’i pastronim ato gropa te zeza…”, te ish pushtetit !
Ne njeren pre tyre, madje me kryesoren , Drejtor kishte shkuar nje bandit ne kuptimin e plote te fjales… i cili me dergonte njeri pas tjetrit “te fortet ” e qytetit; kush me te mire e kush me tyten e kobures, me kerkonin ” …t’ i lija rehat…” !
… perndryshe , do ta paguaja shtrenjte !
Madje njeri prej tyre , ( i aferm i imi disi problematik në atë kohë trazirash) me erdhi i tmeruar; i kishin ofruar 10 milion leke, per te me hedhur ne ere pallatin…(!)per kete rast kam hedhur dikur edhe nje status !
Po s’ mungonin as ata qe me afronin ” kulaçin ” !
-Shoku ne fjale i cili ne ate kohe kishte nisur nje lloje tregetie ketej e pertej kufirit, pas shume te luturash,ariti te me binde -per t’u takuar me banditin e doganes…
Me priste perpara ish lokalit ” Agimi” ,i shoqeruar edhe me nje funksionar te larte te SHIK-ut te zones ne ate kohe!
…Ndoshta si per t’ me terhequr vemendjen , mundet edhe rastesisht, por nder kembe kishte leshuar nje thes mesatar,ngjyre gri; me von e mora vesh se brenda flinin milionat; ne kembim te , “…na ler rehat ne punen tone…” !
…po “dheksja “une, se ?!
Ju ktheva me epitetet nga me te ashperat, aq sa sot kur e kujtoj ate episod, me vjen rende nga vetja time per ate lloje fjalori qe perdora ndaj tij, ne ate rast… si ; hajdute, bandit,… kush te ka çuar ty ne dogane…etj , etj; u vrame e vajti !
Nderhyrja e “dorezenesit ” dhe mikut te tij, ishte vendimtare e madje ne kohen e duhur !
U ndame permes nje atmosfere tejet armiqesore ; ai mori thesin e u largua,…une drejt e tek makina e shkrimit; te nesermen shkrimi ne faqe te pare te gazetes !
Si perfundim e “ndeshkuan”; -keshilltar prane ministrit …e sot si nje nga biznesmenet me te medhenj te vendit, diku ne nje zone andej nga bregdeti !

Ulem shpesh me “dorezanesin” e atehershem…ai jo rralle me kthehet , madje edhe duke pshertire ne formen e qortimit ndaj meje ; -na le per faqe te zeze…ta kishim marre thesin …do te ishim bere edhe ne si gjithe te tjerret …e as djemeve s do t’ iu kishe dhene rruget e botes !
– Ç ‘ti them ?!
Mbase ka te drejt; sidomos kur shikon baterdine qe s rresht prej 30 vjetesh, por tashme per te braktisur doganat e ngjitur ne strukturat e larta te shtetit e shoqerise sone !
Sidoqofte bej “gajret ” e si per te ngushelluar veten e shokun , ku me humor e ku prej verteti i them ;
– une ky jam…edhe sot sikur te ma sjellesh thesin, perseri te njejten gje do te bej …s do t ja lejoja vetes kurre te beja rolin e gazetarit, gjobaxhi !