Aktualitet

Në Rrjollin e Bashkim Ulajt,aksionere rezulton mbesa e Sali Berishës vajza e deputetit Isuf Celaj

Në ekranet tona, politika luan dramën e perjetshme

të armiqve të betuar: nga njëra anë kokat e selise blu që çjerrin

fytin per pronat e qytetarëve, nga ana tjeter kaloresit e rilindjes

që shpërndajnë koncesione me metër katror. Por kur fiktiviteti i fjalëpermendur bie dhe fasada çedon, del në pah arka e perbashket e interesit, ku oponentët e dites ndajnë frutat e tenderave dhe betonizimit me qetesine e një ortakerie notariale.

E gjithë kjo gjeografi e shfrytëzimit gjen mishërimin e saj te master-krijuesi i pasurive, oligarku Bashkim Ulaj, i cili prej vitesh ka dëshmuar se kategoria e tij nuk njeh ngjyra partiake, por vetëm llogari bankare. Gjatë epokes së PD-së ai ngriti perandorinë e koncesioneve dhe shkëmbeu metrat e pallateve të tij me kupolën e lartë berishiane, ndërsa nën regjimin e PS-së siguroi autostradat miliardeshe dhe lejet e resortit në Rrjoll nga duart e mazhorances aktuale.

Per ta bërë ketë bashkejetesë sa më vellazerore edhe në terren,

skena na sjell një detaj plot shkelqim skenik: Borena Çelaj, dikur

vokali i embël i skenave të femijeve te “Gjeniu i Vogël”, sot shfaqet në leter si investitore e madhe dhe aksionere e resortit

“Blue Borgo” në Rrjoll. Përtej nostalgjisë së mikrofonit, Borena

nuk është thjesht një talent i zbuluar herët, por eshte vajza e

deputetit të Partisë Demokratike, Isuf Çelaj njëkohësisht pjesë e rrethit familjar të Sali Berishës. Me firmën e dates 6 nëntor

2025, Bashkim Ulaj i ka transferuar asaj kuota aksionesh në

shoqërinë që menaxhon projektin e Rrjollit, duke e vulosur ortakërinë e madhe të oborrit politik.

Kjo shpjegon qartesisht pse opozita e betuar zgjedh të hesht, te

mos lëvizë asnjë gisht dhe të mos dalë kurrë fugishëm kundër

shkatërrimit të Rrjollit apo aferave të betonit atje. Kur vajza e deputetit të partise bëhet pjese e aksioneve të oligarkut, çdo protestë kthehet në teatër. Në parlament bërtasin për betejë frontale, por në zyrat e noterisë dhe te pasurite bregdetare,

pozita dhe opozita ndajne të njejtën tavolinë dhe të njëjtat dividende.