Sport

Nga Prof. Eduard Dervishaj : Kupa e Botës po udhëton për në Spanjë

Eduard Dervishaj , i njohur për kontributin e tij si ish-President i FSHF-së ( Sekretar i Pergjithshëm, për kohën ) dhe sot si drejtues, ekspert dhe specialist pranë Federates Spanjolle të Futbollit, ka komentuar fitoren e spanjolleve si Kampione e Botës. Edi Dervishi e filloj karrierën si Profesor nê Institutin e Fiskultures dhe Sporteve ( sot Universiteti i Sporteve ), ka drejtuar Federatën Shqiptare te Futbollit , por e larguan te paaftët dhe oligarkët që zunë rrënje në këtë vend. Ja statusi i plotë i Dervishajt për Kupën e Botës gjatë udhëtimit për në Spanjë :

Kupa e Botës po udhëton për në Spanjë

Nga Prof. Eduard Dervishaj

Po fluturojmë mbi Atlantik. U nisëm nga New York-u rreth orës 02:00 dhe, në këtë çast, futbollistët tanë po pushojnë. Ky grup djemsh të jashtëzakonshëm, profesionistë të nivelit më të lartë që na dhuruan një gëzim të papërshkrueshëm, më në fund po çlodhen pas një rrugëtimi 45-ditor mes Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë. Tani po kthehemi drejt Madridit me Kupën e Botës në bord.
Trofeu më i rëndësishëm i futbollit botëror dhe një nga simbolet më të mëdha të sportit. Fitimi i saj nuk është vetëm kurora e një turneu të jashtëzakonshëm; është shpërblimi i një rruge të gjatë pune, vizioni, tradite, kulture futbollistike dhe ekselence që futbolli spanjoll e ka ndërtuar me mund, me pasion dhe me dinjitet brez pas brezi.
Ndihem krenar që i përkas dhe që prej 30 vitesh jap kontributin tim për Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit.
Mirënjohje e pafund për këta djem të mrekullueshëm që më dhanë mundësinë të përjetoj nga afër Kupën time të dytë të Botës.