Nga Prof. Virgilio Samaniego – Kongresi Kombëtar: Paraguay dekoron poetin kosovar Lulzim Tafa
Nga Prof. Virgilio Samaniego
Asunción – Paraguay

Më 27 Gusht, 2026, me ftesë zyrtare nga Raúl Luis Latorre Martínez Presidenti i Dhomës së Deputetëve në Kongresin Kombëtar të Paraguajit dhe Luis Federico “Freddy” Franco Alfaro (Deputet i Partisë Liberale -PLRA), shkrimtari dhe poeti i madh Shqiptar Lulzim Tafa filloi vizitën historike në Republikën e Paraguajit, ngjarje shumë e rrallë kulturore dhe diplomatike ndërmjet botës Shiptare dhe Amerikës së Jugut. Sapo mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar Silvio Pettirossi në Luque (Luke), Lulzim Tafa u prit nga harpa e muzikantit të madh nga Villalbin-i Jose Andres Velazquez dhe kitara e Dr. Artemio Velázquez, të cilët përgatitën një koncert mikëpritës, UNIK, me këngë tradicionale nga Villalbin, në shoqerinë e këngëtares së mirënjohur Ana María Pérez dhe kostumografes Mabel Pérez. Profesor Lulzim Tafa u shoqërua nga Kryetari i Bashkisë së Villalbinit Profesor Milciades Caballero, dhe Ambasadorja Patricia Frutos Ruíz, zv. Ministre e Punëve të jashtme të Paraguajit.
Prof. Dr. Lulzim Tafa, Dr. Artemio Velázquez dhe Prof. Milcíades Caballero (Aeroporti Ndërkombëtar Silvio Pettirossi, Luque).

Më 28 Gusht, Poeti Kosovar mori pjesë në ceremoninë solemne për ndarjen e medaljes Gen. Douglas MacArthur, si i ftuar nderi nga Forumi Ekonomik i Paraguay-it në Wisconsin ku Prof. TAFA u dorëzoi medaljen MaArthur Rektorit të Universitetit Shtetëror të Pilarit VICTOR RIOS OJEDA, Dekanit të Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Zhvillimit Rural Prof. Inxh. Víctor Armin Riveros Insaurralde, dhe për dy përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit – Comisario Principal Líder Lucas Vera Ríos dhe Subcomisario Christian Ayala Quintana. Medalja Douglas MacArthur ju akordua edhe Doktorit Arnold GOOSSEN. Në kuadrin e vizitës në Pilar, Prof. Dr. LULZIM TAFA pati një bisedë tête-à-tête me Rektorin e Universitetit Shtetëror të Pilar-it Prof. Dr. VICTOR RIOS OJEDA i cili është gjithashtu Ministër i GJYKATËS SË LARTË të Paraguajit, takimi zgjati mbi dy orë.
Më 29 Gusht, i ftuar nga Prof. NILDA BEATRIZ VARGAS ALVARENGA, Drejtoresha e Shkollës së Mesme të Përgjithshme TENIENTE SANCHEZ, në VILLALBIN, Prof. Tafa mori pjesë në një aktivitet kulturor ku u festua dita e folklorit të Paraguajit me këngë tradicionale dhe leximi i poezive të Poetit TAFA në gjuhët Guarani dhe Spanjisht, marrë nga vëllimi me poezi ¨Ekspozitë me Ëndrra¨ përkthyer nga gjuha Shqipe prej shkrimtarit dhe diplomatit nga SHBA Peter Marko Tase (DHC).

Sipas ish Ambasadorit të Paraguajit në Spanjë, RICARDO SCAVONE YEGROS: “Vizita historike e Poetit tonë të dashur nga KOSOVA, Prof. Dr. LULZIM TAFA forcon bashkëpunimin bilateral në kulturë dhe arsim midis Kosovës dhe Paraguajit, si dhe forcon partneritetin politiko – ekonomik midis Tiranës dhe Asuncionit zyrtar. Jam shumë krenar që qeveria ime e njeh pavarësinë e Kosovës dhe vlen të theksohet se poeti i madh Lulzim Tafa u takua me zonjën Norma Zarate de Monges, guvernatore e departamentit Paraguari në Paraguay, mbi shtatë vjet pas takimit zyrtar në Gjenevë – Zvicër të ish-ministrit të punëve të jashtme Luis Alberto Castiglioni Soria me ish-kryeministrin e Republikës së Kosovës Z. Ramush Haradinaj (Janar, 2019).”

Prof. Dr. Lulzim Tafa me mësuesit dhe nxënësit e Shkollës së Mesme në Teniente Sanchez, Villalbin, Paraguay.
Më 30 Gusht, Prof. Tafa ushtroi një vizitë në qytetin Humaita ku u takua me kandidatin për kryetar bashkie Z. Manuel Héctor Cáceres si dhe u njoh nga afër me historinë e dhimbshme të popullit të Paraguajit gjatë luftës kundër aleancës së tre shteteve (Brazil, Argjentinë dhe Uruguay) më 1865-1870. Një luftë e përgjakshme e provokuar nga forcat pushtuese të Brazilit të cilat kanë masakruar më shumë se një milion Paraguajanë për pesë vjetë, me një sjellje shumë të ngjashme me krimet e ushtrisë Sërbe ndaj popullit Shqiptar përgjatë shekujve XVIII – XX.
Më 31 Gusht, Prof. Dr. Lulzim Tafa mori titullin prestigjoz Vizitor i Shquar i qytetit të Asuncionit akorduar nga Këshilli Bashkiak i kryeqytetit, një vlerësim që i bëhet presidentëve të ndryshëm që vizitojnë Paraguajin dhe personaliteteve me influencë botërore. Një varg shtetarësh, dhe artistësh që kanë marë këtë vlerësim janë: presidenti i Kilit Sebastián Piñera; presidenti i Perú-së Ollanta Humala; presidentja e Brazilit Dilma Rousseff; presidenti i Kinës – Taiwán, Ma Ying-jeou; presidenti i Uruguayit José Mujica; Marco Antonio Muñiz Rivera (Marc Anthony), këngetari i shquar meksikan Luis Miguel Gallego Basteri, këngëtari dominikan Juan Luis Guerra Seijas. Anëtarët e Këshillit Bashkiak Nasser Esgaib Ortega, Paulina Serrano, MIGUEL SOSA, dhe Juan Carlos Ozorio (Huan Karlos Osorio) ja dorëzuan Prof. LULZIM Tafës Titullin e Nderit Vizitor i Shquar i qytetit të Asuncion-it. Në fjalën e tij, Poeti TAFA i ushtroj vëmendje vlerave të letërsisë Shqiptare dhe realitetit historik që kombi i Paraguajit dhe populli Shqiptar ndajnë së bashku (copëtimi, masakrimi i territoreve përkatëse nga vëndet fqinje të Shqipërisë dhe Paraguajit), duke analizuar humbjet territoriale të Paraguajit dhe pushtimin, shfarosjen e popullit paraguaijan nga forcat pushtuese të Brazilit, Argjentinës dhe Uruguajit (1865-1870) dhe solli në dukje genocidin shekullor të pushtuesit Sërb (1760-2001) mbi territoret autoktone SHQIPTARE dhe shfarosjen në masë të kombit Shqiptar në hapësirën e Monarkisë Sërbo – Kroato Sllovene, Ish Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë dhe më gjerë (1921-1991). Ish Senatori i Paraguajit Jorge Osvaldo Querey Rojas (2018-2023), në një intervistë për gazetën Telegraf, e vlerëson shumë figurën e poetit dhe vargjet e tij nga Kosova, dedikuar historisë së dhimbshme të popullit paraguajan. Në fjalën e tij të rastit në Bashki, Prof. Dr. Lulzim Tafa shpalosi disa mendime mbi letërsinë dhe kulturën Shqiptare, veçanërisht mbi aktivitetin patriotik, shtetformues dhe atdhedashës të Sami Frashërit, Hasan Prishtina, ELEZ ISUFI, Naum Veqilharxhi, Themistokli Gërmenji dhe patriotit të madh Jani Vreto. Gjatë gjithë vizitës së tij në Asuncion, Ñeembucu, Paraguari dhe Misiones, Poeti Lulzim Tafa u njoh nga afër me letërsinë, kulturën dhe artin e jashtëzakonshëm të Paraguajit, si dhe me trashëgiminë jezuite të Paraguajit që është pjesë e UNESCO.

Deputeti RAÚL LUIS LATORRE MARTINEZ (presidenti i Dhomës së Deputetëve – A.N.R. dhe kandidat për Zv. President i Republikës në zgjedhjet e përgjithshme të Prillit 2028), Deputeti HUGO JOEL MEZA (A.N.R), Deputeti Luis Federico Franco Alfaro, Poeti Lulzim Tafa dhe Peter M. Tase nga SHBA.


10 Maj, 2024, Prishtina, Republika e Kosovës.
Prof. Dr. BENJAMÍN FERNANDEZ BOGADO (studjues, gazetar dhe avokat me famë botërore nga Paraguay, profesor në disa universitete të Amerikës Latine) dhe Dr. Kreshnik Ahmeti, Zëvendësminister i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në Qeverinë e Kosovës.




