Politikë

Nga rifreskimi i administratës tek “Besa”, zbardhen diskutimet në mbledhjen e Ramës me ministrat

Detaje të reja kanë dalë nga takimi i kryeministrit Edi Rama që po zhvillohet në Pogradec ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.

U mësua se gjatë takimit, ministrat kanë raportuar për punën e deritanishme, arritjet dhe prioritetet për vitin në vazhdim.

Bëhet me dije se Rama ka ndërhyrë gjatë diskutimeve. Ai ka kërkuar që administrata shtetërore të rifreskohet si dhe të punojnë për dokumentin strategjik “Besa”.

Gjithashtu raportohet se një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe paraqitjes së ministrave në daljet e tyre publike dhe në media.

Ndërsa në orën 17:00 kryeministri pritet të bëjë një përmbledhje të diskutimeve dhe përfundimeve të dy ditëve të mbledhjes në Pogradec.