Aktualitet

Nis ofensiva e policisë, efektivët përgjigjen me ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Protestuesit qëllojnë me fishekzjarre

Dy autobotë ujëhedhës janë pozicionuar para Ministrisë së Arsimit.

Policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Forcat e policisë po avancojnë në drejtim të protestuesve, ndërsa vërehet zhvendosja e tyre nga zona e Rrugës së Durrësit.

Nga ana e tyre, protestuesit kanë hedhur fishekzjarre drejt efektivëve, teksa këta të fundit avanconin.