Sport

“Nuk është normale për një lojtar”, Gjimshiti komenton ndryshimin te Kombëtarja: Jo filozofi italiane, edhe Maran ka idetë e veta

Berat Gjimshiti foli para ndeshjes miqësore, që Kombëtarja do të luajë nesër përballë Izraelit.

“U kthyem nga një humbje e rëndësishme dhe me objektiva të qarta për të arritur atë gjë që sigurisht në moment të fillimit të kualifikueseve ishte pak i pamundur. Po pastaj siç shkoi gjithë rrugëtimi, të gjithë ishim të bindur që mund ta arrijmë. Do ishte e bukur për ne si kombëtare dhe shtet. Prapë rifillim dhe me staf të ri. Jemi të motivuar, i gjithë grupi pothuajse i njëjti me disa lojtarë të rinj. Jemi stërvitur shumë mirë këto ditë dhe do jemi gati për këtë cikël të ri.

Nuk është e thjesht, kemi shumë pak ditë bashkë. Idetë janë të qarta. Me atë pak kohë që kemi pasur besoj se kemi shikuar disa gjëra që i do trajneri për ciklin e ri. Që do nga lojtarët t’i bëjmë në fushë. Sa më shumë kohë kalon dhe më mirë bëhet. Besoj se jemi të gjithë të gatshëm të bëjmë çfarë kërkon trajneri dhe të japim maksimumin në fushë.

Nuk besoj se është filozofi italiane. Çdo trajner ka idetë e veta. Siç ka qenë Silvinjo, edhe trajneri i ri ka idetë e veta. Besoj se pastaj e gjitha është te ne në fushë, që të bëjmë çfarë kërkon trajneri dhe ta bëjmë sa më mirë.

Sa gjatë do qëndroni? Të them të drejtën nuk e kam menduar akoma. Besoj është sinjal pozitiv, shpresoj do luaj edhe disa vite. Sa më shumë. Pastaj do marr vendimin, por në këto momente nuk po e mendoj fare.

Taktika dhe pozicioni në fushë ndryshon. Nuk është  e thjesht për 2-3 ditë të bëhen të gjitha në një kohë. Dhe besoj ka qenë i zgjuar që ka vendosur gjërat më të rëndësishme për momentin, që të bëjmë në fushë. Ajo është e rëndësishme.

Brenda këtyre ditëve që kemi pasur shumë pak kohë, idetë janë të qarta. Besoj për taktikën dhe gjëra të tjera jep përgjigje trajneri si do të luajë. Jemi gati për ndeshje të mira në këto dy miqësore, pastaj do vijnë ndeshjet më të rëndësishme. Izraeli ka pasur rritje. Është skuadër teknikisht e mirë, sidomos në sulm. Do kujdesemi nesër për këtë ndeshje.

Nuk është e thjesht. Besoj në fund të sezonit të gjatë për të gjithë, por sigurisht me frymë të re dhe trajner të ri, të gjithë lojtarët duan të tregojnë për vend në kombëtare. Nuk është gjë normale të vish në kombëtare, ta veshësh këtë fanellë. Energjia është shumë pozitive siç ka qenë, do synojmë sa më lart dhe sa më mirë. Shpresojmë të arrijmë të kualifikohemi në turne të mëdha”, u shpreh Gjimshiti.