Pagat e trajnerëve të Botërorit 2026, Carlo Ancelotti i Brazilit kryeson listën e milionerëve
Botërori i parë në histori me 48 skuadra ka nisur tashmë me skuadrat pjesëmarrëse që do të përballen mes tyre për të arritur në finalen e madhe në MetLife Stadium. Janë skuadra që drejtohen nga trajnerë të shumtë që janë të një niveli të lartë, por sa përfitojnë ata? Kush janë trajnerët më të paguar të Botërorit? Janë këto pyetje të cilave iu përgjigjet ‘Calcio&Finanza’
Në krye të klasifikimit të veçantë qëndron trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti që do të kërkojë të drejtojë Seleçaon drejt një triumfi që i mungon prej 24 vitesh. Trajneri italian sapo ka rinovuar kontratën me Federatën Braziliane me një pagë prej 10 milionë eurosh në vit
Në vendin e dytë pozicionohet Thomas Tuchel që ka rinovuar me Anglinë në muajt e kaluar. Trajneri gjerman përfitonte rreth 6 milionë euro përpara kontratës së re, shifrat e së cilës që me shumë mundësi janë më të larta, nuk janë komunikuar. Podiumin e plotëson trajneri i SHBA, Mauricio Pocchettino që ka një pagë bazë prej 5 milionë euro neto.
Seconda posizione per Thomas Tuchel, che ha a sua volta rinnovato l’intesa con l’Inghilterra nei mesi scorsi. L’allenatore tedesco guadagnava quasi 6 milioni di euro annui prima del nuovo contratto, ma le cifre dell’intesa – presumibilmente al rialzo – non sono state comunicate.
Pagat e trajnerëve të Botërorit 2026
Carlo Ancelotti – 10 milionë euro (Brazil)
Thomas Tuchel – 5,8 milionë euro (para rinovimit, Angli)
Mauricio Pochettino – 5 milionë euro (SHBA)
Julian Nagelsmann – 4,9 milionë euro (Gjermani)
Roberto Martinez – 4 milionë euro (Portugali)
Didier Deschamps – 3,8 milionë euro (Francë)
Marcelo Bielsa – 3,5 milionë euro (Uruguaj)
Ronald Koeman – 3 milionë euro (Holandë)
Jessie Marsch – 2,5 milionë euro(Kanada)
Javier Aguirre – 2,5 milionë euro (Meksikë)
Gustavo Alfaro – 2,5 milionë euro (Paraguaj)
Ajo që të bie në sy është se në dhjetëshen e trajnerëve më të paguar të Botërorit nuk figurojnë ata të Spanjës dhe Argjentinës, Luis De La Fuente dhe Lionel Scaloni

