Pas disa orësh qetësi, shpërthejnë tensionet para Kryeministrisë/ Hidhen molotovë, protestuesit i vënë flakën karriges: Hajde për dialog tani!
Fillimisht, drejt Kryeministrisë është hedhur një kapsollë, ndërsa më pas kanë nisur edhe hedhjet e molotovëve. Në vijim, protestuesit kanë vendosur t’i vënë flakën një karrigeje.
Djegia e karriges është bërë në mënyrë simbolike, në shenjë kundërshtimi ndaj ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog me protestuesit, të cilët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij.
Gjithashtu, në flakë është vendosur edhe një banderolë me fotografinë e Vlora Hysenit, duke shtuar elementet simbolike të protestës përpara godinës së qeverisë.
Pas disa orësh qetësie, këto zhvillime shënojnë përshkallëzimin e tensioneve në protestën që po zhvillohet në bulevardin përpara Kryeministrisë.



