Politikë

‘Triumfi përballë narkodiktaturës’/ Blushi: Dy vite nga rrëmbimi terrorist i Metës, ende asnjë autor dhe përgjegjës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka denoncuar mungesën e përgjegjësisë për ngjarjen e 21 tetorit 2024, kur Ilir Meta u arrestua në Tiranë.

Dy vite pas ngjarjes, Blushi pretendon se hetimet nuk kanë identifikuar autorët dhe përgjegjësit, ndërsa e cilëson atë që ndodhi si një akt të rëndë kundër opozitës.

Blushi ka ngritur gjithashtu shqetësime për zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj Metës dhe kufizimin e transparencës, duke kërkuar që gjykimi të zhvillohet në mënyrë publike.

Në deklaratën e tij, ai e lidh çështjen me gjendjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe shpreh mbështetjen e Partisë së Lirisë për protestat e studentëve dhe të rinjve.

Deklarata e plotë:

Si sot, dy vite më parë, më 21 tetor 2024, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lideri i forcës së dytë opozitare në vend dhe ish-Presidenti i Republikës, që gëzontë në atë ditë mbrojtje të posaçme nga Garda e Republikës, në varësi të Ministrisë së Brendshme, u rrëmbye në mënyrë terroriste, nga banditë të maskuar dhe të armatosur rëndë, pa asnjë shenjë dalluese identifikimi dhe pa asnjë dokument ligjor, përmes një operacioni kriminal të urdhëruar publikisht nga Edi Rama, nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, më 7 maj 2022.

Edhe pse u bënë fiks 2 vite nga rrëmbimi terrorist dhe kallëzimi penal pranë SPAK-ut, Prokuroria politike ende nuk ka përfunduar hetimet dhe ende nuk ka as autorë dhe as përgjegjës për këtë akt kriminal të terrorit shtetëror, që synonte të vriste pluralizimin politik dhe demokracinë për të legalizuar paligjshmërinë e Narkoregjimit edhe përmes Ramaformës dhe rrëmbimit të dhunshëm dhe kriminal të 84 mandateve në 11 maj 2025.

Asnjë hetim administrativ.

Asnjë hetim gjyqësor.

Asnjë përgjegjës për këtë akt shumë të rëndë të krimit shtetëror, të paprecedentë në historinë e një shteti të së drejtës, por krejt “normal” në narko-shtetin mafioz të Edi Ramës ku rrëmbimet jo vetëm të liderëve të opozitës, kundërshtarëve dhe kritikëve të regjimit, por sëfundmi edhe të studentëve, të gjimnazistëve, të fëmijëve dhe të të miturve janë kthyer në manual pune për Organizatën Kriminale, që ka marrë rrëmbyer dhe ka marrë peng të gjithë shtetin.

Krimi shtetëror i rrëmbimit të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i pakrahasueshëm në procedurë formale as me arrestimin e Navalnyt nga regjimi i Vladimir Putin, vazhdon të mbetet qëllimisht i pazbardhur, sepse zbardhja e tij do të konfirmonte dhe ekspozonte në dritën e diellën të vërtetën e vetme se standardet e rrëmbimit terrorist, janë identike me standardet e hetimit 8-vjeçar, me standardet e paraburgimit çnjerëzor dhe kriminal, që janë denoncuar edhe nga institucioni kushtetues Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, janë identike dhe me standardet e gjykimit, që me urdhër dhe për llogari të Kreut të Organizatës dhe interesave të tij mafioze, është bunkerizuar dhe po zvarritet qëllimisht.

Rrëmbimi terrorist i liderit të Partisë së Lirisë, që nga Prokuroria politike SPAK u cilësua si i ligjshëm, është certifikuar si rrëmbim edhe me vendim të Gjykatës së Posaçme, që ka pranuar zyrtarisht se ajo çfarë ndodhi mesditën e 21 tetorit 2024, në kryqëzimin pranë “Casa Italia” në Tiranë, në orën 12:18, ishte një rrëmbim.

Vendimi i gjykatës fakton qartë se Z. Meta u njoh me ekzekutimin e masën “arrest në burg” nga oficerët e policisë gjyqësore, vetëm në ora 14:16, pra rreth dy orë, ose 1 orë e 58 minuta, pasi ishte rrëmbyer me dhunë në mes të rrugës.

Pra, për rreth dy orë, Presidenti i Partisë së Lirisë, thotë gjykata, ishte i rrëmbyer, i marr peng nga banditë të armatosur e të maskuar, pa asnjë shenjë dalluese indentifikimi, me makina civile, pa asnjë bazë ligjore, pa vendim gjykate, pa u njohur me të drejtat, që i takonin sipas Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe as me bazën ligjore të ndalimit, por edhe ç’ka është shumë e rëndë edhe pa avokat, pa ju komunikuar kurrë që ishte edhe person nën hetim..

Një rrëmbim i pastër mafioz, i kryer në mes të ditës, në sy të dhjetëra qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit, përmes një urdhri të mbështetur në një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë (vitin 2020), e konstatuar kjo edhe nga Avokati i Popullit, që gjithashtu ka konfirmuar se ky rrëmbim ishte plotësisht në shkelje flagrante të Kushtetutës, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve demokratike ndërkombëtare.

Të dëshpëruar, që në këto dy vite jo vetëm janë çmontuar të gjitha akuzat politike të fabrikuara dhe falsifikuara, siç u rrëzua gjoja akuza për lobim të paligjshëm për “McKeon Group” nga autoritetet amerikane, përgjigje të cilën e fshehën nga nëntori 2024 deri në qershor 2025, por për shkak se nuk arritën dot përmes veprimeve dhe provokimeve më të fëlliqura e të paligjshme, për të shpikur gjoja prova të reja gjatë paraburgimit;

pasi kanë zvarritur qëllimisht jo vetëm hetimin;

pasi kanë falsifikuar edhe letër-porositë drejtuar Departamentit të Drejtësisë në SHBA;

pasi kanë zvarritur qëllimisht proceset gjyqësore që nga shtatori 2025 dhe qëllimisht kanë orkestruar përmes mosformimit të trupave gjykuese dhe mungesave të mbrojtësve të personave të tjerë të pandehur në gjendje të lire;

tani Edi Rama prej muajit korrik 2026 ka stisur qëllimisht një konflikt absurd mes GJKKO Shkallë e Parë dhe Dhomës së Avokatisë, për t’i hequr jo vetëm të drejtën të zgjedhë mbrojtësin e tij por edhe të drejtën për të patur një mbrojtje efektive, duke i caktuar një mbrojtës ligjor nga Qeveria (Ministria e Drejtësi).

Këto shkelje flagrante të ligjit, mund të çertifikohen vetëm nga Ramaforma, paterica e Narkoregjimit.

Skandaloz është fakti se seancat e gjykimit të tij në themel vijojnë të zhvillohen duke e mbajtur në platformë xhami, për të krijuar perceptimin e gënjeshtërt të fajësisë, duke iu referuar precedentit të një terroristi maroken në Francë dhe të një vrasësi serial në Ukraninë.

Skandaloz është fakti se gjykata ka marrë masa për ndalimin e filmimeve dhe fotografimeve, si dhe për kufizimin e mënyrave të pasqyrimit mediatik të procesit.

Pra pasi i mohojnë të drejtën të japë edhe intervista në media, të drejtë që edhe Navalnyt e Kodorkovskit nuk i është mohuar në Rusi, tani Edi Rama ka urdhëruar gjykatën të bunkerizojë plotësisht procesin gjyqësor.

Kjo ndodh sepse Edi Ramën e tmerron transparenca që duhet të ishte A-ja e këtij procesi sepse hetimet e mbushura me gënjeshtra dhe falsifikime, që duhet të ishin sekret, u bënë publike për një vit e gjysëm, ndërsa gjykimi (jo se kërkon Partia e Lirisë) por sepse sipas ligjit, Kushtetutës dhe KEDNJ, duhet të jetë publik, po mbahet sekret dhe po zvarritet qëllimisht.

Pra e theksoj, hetimi që duhej të ishte sekret, u bë publik, ndërsa gjykimi që sipas Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale dhe KEDNJ duhet të jetë publik, po mbahet i fshehtë nga publiku dhe po zvarritet qëllimisht.

Triumfi i Presidentit të Partisë së Lirisë në përballjen e tij jo vetëm më Ramaformën por edhe me Narkodiktaturën, është i padiskutueshëm, sepse në krah të tij qëndron ligji, Kushtetuta, mbrojtja e interesit publik dhe kombëtar dhe e vërteta.

Kjo betejë midis të së vërtetës dhe mashtrimit, midis së ardhmes demokratike europiane dhe të kaluarës së errët totalitare të Shqipërisë, që ka fytyrën e dhunës dhe maskave të zeza të banditëve që përndjekin dhe rrëmbëjnë studentët e fëmijët, për t’i dëbuar jo vetëm nga rrugët dhe sheshet e Tiranës, por nga Shqipëria, do të fitohet nga Ilir Meta.

Është tanimë e qartë për këdo se kundër tij ka zero prova penale, zero akt dhe vendim të paligjshëm, zero qindarkë të paligjshme të sekuestruar, zero pasuri të paligjshme të sekuestruar, madje zero kundërvajtje administrative.

Është qartë se Ilir Meta u rrëmbye dy vite më parë me urdhër dhe për llogari të interesave mafioze të Edi Ramës, kreut të organizatës.

Është e qartë se ky akt terrorist kishte për qëllim izolimin e një kundërshtari politik.

Ky rrëmbim terrorist u krye me qëllimin e vetëm për të goditur rëndë pluralizmin politik, për të rrëmbyer zgjedhjet e 11 Majit 2025 dhe për të terrorizuar, jo vetëm anëtarët e Partisë së Lirisë, por opozitën dhe gjithë kundërshtarët e regjimit.

Sepse për Edi Ramën, Shqipëria nuk duhet të jetë e shqiptarëve, por toka e armiqve të kombit tonë.

Ndaj e shpopulloi Shqipërinë, ndaj kërkon t’i dëbojë të rinjtë jo nga sheshet dhe rrugët e Tiranës, por nga Shqipëria, ndaj u hoqi fjalët nënë e babë, ndaj ju miratoi ligjin me 72 gjini.

Sepse Edi Rama ka mision të verë në jetë axhendën kriminale të mafias ndërkombëtare për shfarosjen e Shqipërisë dhe për kolonizimin e saj.

Në emër të Partisë së Lirisë, i bëjmë thirrje Edi Ramës, urdhërdhënësit publik të arrestimit dhe rrëmbimit të Ilir Metës, hiq dorë nga gjykimi i fshehtë nga sytë e publikut për Ilir Metën, të cilin sipas teje, mezi priste Shqipëria ta shikonte në burg.

Nëse prokurorëve të tu, gjykatësve të tu, u vjen zor që t’i shohin qytetarët shqiptarë për akuzat apo gjykimin që bëjnë ndaj Ilir Metës me mashtrime e tua dhe të financuara nga ty, për gati 2 dekada, ky është krimi yt.

Publikimin e këtij procesi nuk do ndalin dot, jo vetëm sepse këtë e kërkon Partia e Lirisë por se sepse ky është detyrim kushtetutës dhe i KEDNJ.

Nuk është faji i Ilir Metës që Edi Rama tmerret nga e vërteta, nga shkeljet shumë të rënda ligjit dhe Kushtetutës, nga vjedhjet e përbindshme dhe krimet monstruoze që mbajnë firmën e tij.

E garantojmë Edi Ramën, se shumë shpejt kur të vijë dija të dalë para shqiptarëve për të dhënë llogari për hajdutëritë dhe krimet e tij, seancat gjyqësore do të jenë publike sepse provat janë aty, dëshmitarët aty do jenë, nga Arben Ahmetaj e shumë të tjerë, sms-të dhe urdhrat kriminalë të dërguara do të jenë aty, firmat e hedhura mbi vjedhje dhe krime, do të jenë aty dhe se as 2500 euro shpërblim për banditët me maska që u nxit të bëjnë “Safari” nëpër sheshet e rrugët e Tiranës nuk do të munden dot të të mbrojnë nga llogaridhënia dhe gjykimi i shqiptarëve.

Presidenti i Partisë së Lirisë është më i fortë se kurrë, më i vendosur se kurrë në betejën e tij që nuk është ndalur asnjë çast për të shporrur Edi Ramën dhe regjimin antishqiptar dhe mafioz që ai instaloi.

Por turpi do t’i përndjekë përgjithmonë të gjithë ato institucione dhe të gjithë ata politikanë që heshtin dhe bëjnë sehir kur pluralizmi politik është goditur shumë rëndë nga Edi Rama.

Kjo është beteja finale për ekzistencën e Kombit  tonë, të cilën po e udhëheqin studentët dhe gjimnazistët me një guxim të admirueshëm.

Triumfi i Ilir Metës dhe i Lirisë së Shqipërisë është i padiskutueshëm dhe i pashmangshëm, me çdo çmiim dhe çdo sakrificë.