Aktualitet

Po priste bashkë me persona të tjerë Ramën të përfundonte takimin në Vlorë, policia shoqëron protestuesin Baki Goxhaj

Baki Goxhaj, i cili së bashku me disa persona të tjerë po priste përfundimin e takimit të kryeministrit Edi Rama me strukturat socialiste në Vlorë, me qëllim protestimin është shoqëruar nga policia.

Goxhaj është një prej personave organizatorë të protestës që prej më shumë se 100 ditësh vijon në Tiranë kundër qeverisë.

Siç bën me dije korrespondenti i Top Channel në Vlorë, Mikel Marsi, bashkëshortja e tij, Eriselda Goxhaj, ka reaguar ndaj veprimit të policisë dhe ka kundërshtuar shoqërimin e bashkëshortit të saj në polici.

Baki Goxhaj dhe personat e tjerë kishin qëndruar pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë, ku po zhvillohej takimi i Ramës, ndërsa synonin të protestonin pas përfundimit të tij.