Poliçani në protestë! Të enjten, në orën 19:00, në Pallatin e Kulturës: Të protestojmë së bashku!
Kryetari i Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Tomorri”, dega Poliçan, Tiku Dashi, ka njoftuar qytetarët e Bashkisë Poliçan për organizimin e një proteste kundër shkrirjes së bashkisë.
Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohet të enjten, në orën 19:00, pranë Pallatit të Kulturës në Poliçan.
Dashi u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë dhe të kundërshtojnë ndryshimet që prekin statusin e Poliçanit si bashki më vete.
“Poliçani në protestë! Ditën e enjte, në orën 19:00, në Pallatin e Kulturës. Të protestojmë së bashku!”, thuhet në njoftim.
Po troket dita qe do te fshihemi nga harta e qyteteve, mundi, historia, tradita dhe puna e prinderve tane do te fshihen.
Sot po ,te gjithe në shesh tju tregojm pushtetareve se Poliçani vlen ,se populli dhe qytetaret tane duhet te degjohen , se zhvillimi ekonomik eshte ndalur nga keqeverisja juaje ,se gjigandi i prodhimit mbrojtes eshte ndalur nga sabotimi i qeverive per ti hapur rrugen korupsionit.
Te enjten ne shesh ,sebashku edhe njeher te protestojm fuqishem si ne 92 per te shpetuar qytetin tone .
Poliçani nuk nenshtrohet ,e drejta per vetvendosje na takon ne !

