Politikë

Presidentja e Republikës së Kosovës priti në një takim akademik Anastas Angjelin

Gjatë një vizite në Kosovë, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Anastas Angjeli, zhvilloi një takim miqësor në Prishtinë me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula.

Në këtë takim, akademik Angjeli e uroi Presidenten për marrjen e detyrës së lartë shtetërore. Në vijim, bashkëbisedimi u përqendrua në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike të të dyja vendeve, si dhe në mundësitë e realizimit të projekteve dhe iniciativave të përbashkëta.

Presidentja Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional për zhvillimin e shkencës, promovimin e dijes dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Akademik Anastas Angjeli shoqërohej në këtë takim nga akademik Besnik Krasniqi, përfaqësues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe nga poeti i mirënjohur Lulzim Tafa, akademik i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Takimi përbën një tjetër dëshmi të rëndësisë së bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve të ngushta akademike e shkencore ndërmjet dy vendeve.