Vlora Hyseni kërkon lirinë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO për ish-drejtoreshën e SHISH
Mesditën e sotme, në orën 13:00, në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.
Gazetarja raporton se seanca do të shqyrtojë ankimin e saj lidhur me masën e sigurisë të caktuar ndaj saj, “arrest shtëpie”.
Kërkesa për ndryshimin e masës se sigurimit nga Vlora Hyseni do të shqyrtohet nga gjyqtari Florian Kalaja.
Kujtojmë se Hyseni është në hetim nga SPAK për dy vepra penale, nxjerrje e sekretit hetimor dhe shtetëror dhe përkrahje e autorit në kërkim.


