Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, policia shoqëron një person
Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione, ndërsa një person është shoqëruar nga Policia gjatë zhvillimit të tubimit.
Efektivët e policisë kanë ndërhyrë në ambientet ku po zhvillohet protesta, duke shoqëruar personin për në komisariat. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e plota të shoqërimit dhe rrethanat që çuan në këtë veprim.
Ndërkohë, studentët janë mbledhur për të protestuar dhe për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, duke vijuar qëndrimin kundër problematikave që kanë ngritur në lidhje me sistemin arsimor.
Në terren janë angazhuar forca të shumta policie, në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit.
Kujtojmë se protesta vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë javës së kaluar, çka ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë për protestën e sotme.
Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion nga Policia lidhur me arsyet e shoqërimit të personit dhe ecurinë e protestës.


