Aktualitet

Protestuesit për Telegraf News: 28-nëntori i këtij viti do të shënojë ‘Nëntorin e tretë’ për Shqipërinë

Protesta qytetare kundër klasës politike aktuale shënoi sot ditën e 172-të.

Protesta nisi rreth orës 14:00, ku studentë dhe qytetetarë u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit.

Pas disa orëve qendresë protestuesit u zhvendosën drejt Parlamentit ku dhe po vijonin punimet në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027.

Kjo protest nisi e qetë si një marshim në rrugët e Tiranës, por solli përplasje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orët e mbrëmjes.

Studentë dhe qytetarë u shprehën për Telegraf News, se do të vijojnë të protestojnë deri në realizimin e objektivit fillestar, rrëzimin e qeverisë.

Protestuesit kanë bërë thirrje për qytetarët e tjerë që ti bashkohen protestës pasi Shqipëria ka nevojë për ta në këto ditë të vështira.

Po ashtu prej tyre u kërkua një demokaci pjesmarrëse ku qytetarët të përfshihen në marrjen e vendimeve politike, duke bërë thirrje për protestë kombëtare dhe rezistente në ditën e pavarësisë më 28-nëntor.

Pjesë nga intervistat në protestë:

Qytetari 1-  Të rinjtë dhe të rejat duhet të vijnë në ndihmë të Shqipërisë, kjo nuk është protestë opozitare, është protestë për Shqipërinë, ndaj duhet të mblidhemi të gjithë për ti dhënë fund këtij sistemi.

Qytetari 2- Njerëzit e kanë të qartë se çfarë kërkohet, ajo që kërkohet është një demokraci e re dhe pjesëmarrëse ku njerëzit nuk janë vetëm numra por janë ata që shprehin mendimin dhe marrin pjesë në vendimin e ligjeve ose jetës sociale.

Është e qartë që kemi të bëjmë më një diktaturë, kemi të bëjmë me një turbokapitalizëm dhe me njerëz që nuk i duan shqiptarët dhe as njerëzit e ndershëm. Rinia e ka kuptuar që nuk mund të vazhdojë të jetojë në një vend ku duhet të jesh kriminel që të marrësh pjesë në jetën sociale. Data 28 është datë historike dhe kulminante, është dita e pavarësisë por mendoj që do jetë edhe dita kur shqiptarët do e vërtetojë edhe njëhërë se janë këtu për Shqipërinë dhe se nuk duan të ikin nga ky vend.

Qytetari 3- Shëndetësia në Shqipëri shumë e dobët. Shëndetësia këtu është si banjot publike në Angli.

Qytetari 4- Do vazhdojmë të protestojmë çdo ditë deri në dorëheqjen e kryeministrit. Data 28 nëntor do jetë ‘Nëntori i tretë’ i shqiptarëve pas dy nëntorëve të historisë.