“PS ka luftë të brendshme”/ Erion Braçe bën deklaratën e fortë: Duan të më eliminojnë politikisht!
Erion Braçe ka folur këtë të mërkurë në EuroNews, lidhur me debatet e brendshme në Partinë Socialiste.
Braçe ka pranuar se në PS ka një luftë të brendshme, duke thënë se ka persona që duan ta eliminojnë politikisht.
“I nxjerrin mesazhet sepse kanë qëllim të më poshtërojnë, tamam për të më poshtëruar. Për mua është shumë e rëndë. Edhe ajo që ka dalë nga mbledhja e grupit, pavarësisht se është transformuar dhe hedhur në atë formë në publik. ‘I tha ik pirdhu’. Nuk është kështu. Është ta nxjerrësh për ta vrarë tjetrin politikisht. Ai që e ka nxjerrë këtë kërkon të të largojë nga fusha e brendshme e Grupit Parlamentar një njeri që e sheh aty prej vitesh, që e konsideron konkurrent dhe e ka problem. Unë s’kam problem me qenien e atij. Unë i konsideroj ata kolegë”, shprehetBraçe.
Mëhilli: Mund të jetë Edi Rama?
Braçe: Jo, nuk është. Këtu jemi për t’i thënë gjërat lirisht. Kishte ndodhur gati 46 ditë më parë, kur u goditën gra deputete me vezë. Edhe kam shkruar në grup që të thirrej policia. Edhe shkrova për gratë. Edhe atë mesazh e nxorën në media. Natyrisht, me interpretimet e duhura se policinë e kërkoi ky. Nuk është vetëm ndaj meje kjo sjellje. E kanë pësuar edhe të tjerë si unë dhe guxojnë ta bëjnë. Edhe këto interpretohen si përpjekje për eliminim. Ja, kjo më bën të them se ka luftë të brendshme në PS.

