Politikë

Pse u largua Marjana Koçeku nga PS? Blendi Klosi i përgjigjet gazetarit

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” se protesta në bulevard është një akt politik ndërsa mazhoranca deri tani nuk ka reaguar përveç qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi se një qëndrim i përkundërt i mazhorancës ishte largimi i deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar i PS-së.

“Në fakt në vetvete protesta është një akt politik. Për momentin e vetmja përgjigje politike që ka ardhur nga kampi i mazhorancës, konkrete, duke përjashtuar këtu qëndrimet e kryeministrit apo të shumë pak deputetëve apo njerëzve të njohur në Partinë Socialiste nuk ka pasur një akt tjetër përveç dorëheqjes së një deputeteje të Partisë Socialiste”, tha Vangjeli.

Për aktin e Koçekut i kërkoi përgjigje nga sekretari i Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

“Një vit pas marrjes së mandatit u largua duke u distancuar nga partia dhe unë do të isha shumë i interesuar që përveç pak zërave që janë që ende nuk kanë formuluar një qëndrim zyrtar të pyes qëndrimin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, për Marjana Koçeku e quajtur neomalësorja”, tha Vangjeli.

Nga ana e tij, z. Klosi u përgjigj se “ka një qëndrim publik me ne, me publikun që ajo jep dorëheqjen.

Tani, Marjanën e njoh, në fushën e fundit elektorale, ka pasur shumë prurje, një pjesë e madhe të grupit të PS-së është për herë të parë në Kuvend dhe po ta gjykosh nga pikëpamja e karakteristika, përfaqëson një zonë që ne realisht kemi nevojë për të marrë atë votë.

Në parlament ka djem dhe vajza në Parlament, që flasin në Parlament, dhe i jap tonin Parlamentin. Kjo hapje me të rinj ka edhe pasoja.”