Aktualitet

Radhë kilometrike në pikën kufitare të Qafë Botës, pala greke raporton defekt në sistem, qytetarët mbeten të bllokuar

Radhë të gjata janë krijuar sot në pikën kufitare të Qafë Botës.

Sipas burimeve nga PKK Qafë Botë, bëhet me dije se është bllokuar regjistrimi i personave dhe automjeteve, si pasojë e radhës së krijuar në hyrje të territorit grek, raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo.

Pas komunikimit me autoritetet e palës greke, u bë me dije se sistemi i tyre ka pësuar një defekt dhe aktualisht janë në pritje të rikthimit të tij në funksion.