Riaktivizohet Bordi i Transparencës për karburantet, vendimi lidhet me uljen e akcizës
Qeveria ka vendosur të riaktivizojë Bordin e Transparencës për çmimet e karburanteve, një vendim që, sipas ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishte diskutuar më herët.
“Morëm një vendim që e kishim diskutuar për riaktivizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve”, u shpreh Ibrahimaj.
Ajo tha se qëllimi kryesor i ngritjes së Bordit lidhet me përdorimin e reduktimit të akcizës.
“Qëllimi i vendimit për ngritjen e Bordit është më së shumti për përdorimin e reduktimit të akcizës”, deklaroi Delina Ibrahimaj.


