Aktualitet

Sheiku Taulant Balla përfundon në SPAK, prapaskenat me kullën e call-centerit

Ka fshehur pronat në formularin e dekriminalizimit. Deputeti pronar i mijëra metrave katrorë toke në Lundër ku do të ndërtohet kompleksi i vilave me firmën e oligarkut  Sula nën hetim nga drejtësia. Pse mbahet e fshehtë lidhja me Alban Xhaferrin e “Kullës Alban Tower”?

Balla dyshohet se ka fshehur pronësi mbi mijëra metra katrorë tokë në Lundër duke konsumuar veprën penale të fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë në Formularin e Dekriminalizimit. Sipas të dhënave dhe dokumenteve që Progni ka çuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), nuk bëhet fjalë thjesht për fjalë apo thashetheme korridoresh, por për kontrata zyrtare të nënshkruara me emër, mbiemër dhe firmë nga vetë Taulant Balla.

Prapaskenat e pushtetit dhe aferat me pronat vazhdojnë të zbërthehen, ndërsa “rilindësit” e korruptuar kapen me letra në dorë duke fshehur pasurinë e tyre përrallore. Këtë herë, goditja vjen direkt mbi një nga eksponentët më të fuqishëm të mazhorancës socialiste: kreun e grupit parlamentar të Partisë Socilaiste, deputetin Taulant Balla. Një dosje shkatërruese, e denoncuar publikisht nga eksperti dhe aktivisti Gent Progni, zbulon se Balla dyshohet se ka fshehur pronësi mbi mijëra metra katrorë tokë në Lundër duke konsumuar veprën penale të fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë në Formularin e Dekriminalizimit. Sipas të dhënave dhe dokumenteve që Progni ka çuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), nuk bëhet fjalë thjesht për fjalë apo thashetheme korridoresh, por për kontrata zyrtare të nënshkruara me emër, mbiemër dhe firmë nga vetë Taulant Balla. Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen me krizën e papërballueshme të jetesës, deputeti i “Rilindjes” rezulton të jetë pronar i një sipërfaqeje gjigante toke në Lundër, vendi ku prej kohësh është përqendruar babëzia e ndërtimit të komplekseve rezidenciale për elitën e korruptuar të vendit. Këtë pronë, Balla nuk e ka deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit — një shkelje flagrante ligjore që detyron organet ligjzbatuese të veprojnë me heqje mandati dhe procedim penal. Skandali thellohet edhe më shumë kur shihet se kush është zgjedhur për të zhvilluar këtë sipërfaqe gjigante toke.

Në këtë pronë të padeklaruar të Ballës është planifikuar ndërtimi i një kompleksi luksoz vilash nga kompania “AGI KONS”, e kontrolluar nga oligarku Gent Sula. Sula dhe kompania e tij nuk janë emra të panjohur për BKH-në dhe drejtësinë e posaçme: shoqëria ndërtuese është zyrtarisht nën hetim nga SPAK për aferat e saj financiare e ndërtimore. Dosja dhe kontrata e fshehur e Taulant Ballës nuk do të qëndrojnë vetëm në tryezat e SPAK-ut, por është dërguar nga eksperti Progni edhe në kanale e tryeza të tjera.

Në këtë pronë të padeklaruar të Ballës është planifikuar ndërtimi i një kompleksi luksoz vilash nga kompania “AGI KONS”, e kontrolluar nga  Gent Sula. Oligarku dhe kompania e tij nuk janë emra të panjohur për BKH-në dhe drejtësinë e posaçme: shoqëria ndërtuese është zyrtarisht nën hetim nga SPAK për aferat e saj financiare e ndërtimore. Dosja dhe kontrata e fshehur e Taulant Ballës nuk do të qëndrojnë vetëm në tryezat e SPAK-ut, por është dërguar nga eksperti Progni edhe në kanale e tryeza të tjera.

Pasuria e dyshimtë e Ballës

  1. Balla është një nga njerëzit më jetëgjatë në politikë pas viteve 2000 në Partinë Socialiste. Ai e nisi karrierën në kabinetin e ish-Kryeministrit Fatos Nano në vitin 2004, dhe më pas ka vijuar pa ndërprerje karrierën si deputet i Kuvendit nga vitit 2005 e deri më sot. Në vitin 2004, në deklaratën fillestare të Pasurisë, Taulant Balla deklaronte të ardhura minimale, pagën në UNICEF prej 15 mijë dollarësh si dhe paga në Partinë Socialiste prej rreth 2 mln lekësh dhe disa pagesa nga Këshilli i Ministrave i kohës.

Në total, në vitin 2004, Taulant Balla deklaronte të ardhura vjetore jo më shumë se rreth 20 mijë euro, ndërsa në deklaratën fillestare nuk deklaronte të kishte në zotërim pasuri të paluajtshme. Por nga viti 2004 deri në vitin 2013, gjatë kohës që Taulant Balla ishte vetëm deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe për më tepër në opozitë, pasuria e tij njohu një rritje të jashtëzakonshme sipas të përditshmes Sot. Deri në vitin 2013, Taulant Balla së bashku me bashkëshorten Iris Pekmezi, kanë qarkulluar pasuri prej rreth 1.3 milionë euro, e cila përbëhej nga disa apartamente, automjete dhe qindra mijëra euro para cash. Ndryshe nga zyrtarët e tjerë, vihet re se familja Balla midis vitit 2008 dhe vitit 2013, mbante para cash në banesë, në vlera që kalonin shumën e rreth 40-50 mijë eurove në vit.

Këto para u larguan nga banesa vetëm pas vitit 2013 kur socialistët erdhën në pushtet. Ndërkohë nga viti 2013 e deri në vitin 2023, pa deklaratën e pasurisë së vitit 2021, familja e Taulant Ballës dyfishoi pasurinë, duke qarkulluar rreth 2.2 milionë euro të ardhura në depozita bankare dhe pasuri të paluajtshme. Në total, gjatë 20 viteve në politik, Taulant Balla dhe bashkëshortja e tij, kanë qarkulluar rreth 3.5 milionë euro të ardhura. Pra, thënë ndryshe, Taulant Balla u fut në politik në vitin 2004 me rreth 20 mijë euro të ardhura vjetore, ndërsa pas dy dekadash, ai ka qarkulluar në total rreth 3.5 milionë euro të ardhura, duke e rritur pasurinë e tij me 175 fish më shumë.

Edhe pasuria e Taulant Ballës, është me risk, pasi gjatë viteve të fundit, ai ka deklaruar blerjen e disa pronave të dyshimta. E tillë është një sipërfaqe toke prej 12 mijë metrash katror, e cila nuk është deklaruar zona se ku ndodhet kjo pronë si dhe vlera e saj. po në vitin 2022, Taulant Balla deklaron blerjen e një apartamenti në vlerën e 199 mijë eurove, por nuk deklaron vendndodhjen si dhe sipërfaqen e pronës. Bashkëshortja e Taulant Ballës, Iris Pekmezi, ka deklaruar paga nga kompania AMC, Alb Telekom apo dhe One, që arrijnë vlerën e 160 mijë eurove në vit, ndërsa prej vitit 2019 ajo ka regjistruar edhe nipt si person fizik, nga i cili deklaron të ardhura të konsiderueshme në ofrimin e konsulencës për sektorin bankar në vend.

Lidhja me Kullën e Alban Toëer ?!

Gjithashtu, Balla është shprehur se është mësuar të përballet me sulme dhe lajme të pavërteta, duke theksuar se përhapja e tyre mbetet një rrezik serioz për shoqërinë. Lidhur me këto akuza reagoi dhe vetë Alba Balla. Ajo i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me aktivitete të tilla dhe se nuk ka hyrë kurrë në godinën ku janë kryer kontrollet. “As e njoh, as nuk e kam idenë. Kam qenë në shtëpi me familjen dhe fëmijët e mi. Nuk kam pasur kurrë asnjë lidhje në jetën time me ‘call center’-a apo me njerëzit e tyre. Sipas të përditshmes Sot ku thuhet Në atë godinë nuk kam hyrë asnjëherë dhe jo më të kem zyra atje”, ka deklaruar Alba Balla, motra e Taulant Ballës. Gjithashtu në atë kohë avokati Arben Llangozi evidentoi disa postime të mëparshme në rrjetet sociale të Alba Ballës që janë rikthyer në vëmendje, veçanërisht gjatë festave të fundvitit, ku ajo shfaqej e rrethuar nga dhurata të shumta luksoze. Sipas vlerësimeve publike, vlera e këtyre dhuratave kap shuma prej qindra mijëra eurosh, ndërsa në të njëjtat publikime evidentohet një stil jete i nivelit të lartë dhe konsum luksi. Avokati u shpreh se sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, dhuratat që tejkalojnë një vlerë të caktuar monetare përbëjnë detyrim ligjor për deklarim, si në kuadër të ligjit për deklarimin e pasurive, ashtu edhe në atë për parandalimin e pastrimit të parave. Autoritetet kompetente kanë të drejtën të verifikojnë jo vetëm vlerën reale të këtyre dhuratave, por edhe burimin financiar të tyre, për të përcaktuar nëse ai është i ligjshëm dhe i justifikuar ekonomikisht.

Sjellim në vëmendje gjithashtu dhe operacionin e SPAK të disa muajve më parë të SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Policinë e Shtetit në Shqipëri për të goditur një bazë të një “call center”-i në Tiranë, që operonte në fushën e mashtrimit në një shtet tjetër, ku pretendohet se Balla me motrën e tij qëndronte pas subjekteve të kontrolluara nga SPAK-u.

Pyetjet që shtrohen janë:

Cila është pasuria e deklaruar e Ballës në 2025 ?

A ka dorë në paralajmërimin e call centerave mashtues të zhdukin provat me kamionë, nga “Kulla Alban Taëer” ?!

Taulant Balla në përgjimet e bandave të “ Elbasanit”, si urdhëroi kthimin e makinave Toyota Yaris ?

Fshehja e pronësisë mbi mijëra metra katrorë tokë në Lundër duke konsumuar veprën penale të fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë në Formularin e Dekriminalizimit