PËRSE JANË REBELUAR TË RINJTË SHQIPTARË?

Gëzim Zilja :
Ka disa ditë që vendin e diellit, reve dhe mjegullës në qiellin e Tiranës e ka zënë gazi helmues. Policët argëtohen, duke goditur me plumba gome, granada gazi helmues, me shkopinjë gome dhe bejzbolli, trupat e vajzave e djemve rebelë. Megjithatë ata nuk rreshtin së rezistuari, luftuari, duke u përleshur me një polici të armatosur gjer në dhëmbë, me uniforma të ardhura rishtaz, të pajisur me furgona, pushkë e makina të blinduara si kurrë më parë. Ka drejtues të lartë shtetesh, të korruptuar, që përpiqen, Rama të mos bjerë, derisa të përmbushë detyrimet ndaj tyre. Vetë Rama ka deklaruar ditën me diell që Shqipëria do të jetë atdheu i dytë i ebrejve dhe se Vlora, vendi mitik, vatra e patriotizmit, zemra dhe krenaria e shqiptarisë tashmë nuk u përket më vlonjatëve, por një bote tjetër, që ia ka premtuar vet ky kryetradhëtar.
Partia më e madhe opozitare nga ana tjetër kërkon t’i përkrah të rinjtë, duke i motivuar me fraza boshe, duke lënë të nënkuptohet, hera-herës, që opozita e tredhur, ka në krye një plak të rrëgjuar, superdështak, që lufton të mbrojë prapanicën e vet dhe të ardhmen e dyshimtë të fëmijëve. Janë pesëdhjetë e kusur deputetë të ashtuquajtur të djathtë, pa një program, pa vizion, pa një organizim, që sallahanen në sallën e Kuvendit, duke pasur në krye njerëz që llapin e llapin, duke qenë të sigurt që nuk vijnë dot në pushtet. Nuk kanë dalë kurrë, kundër allishverisheve të Ramës me Sazanin, e toka të tjera shqiptare. Shkurt janë të pabesueshëm. Në parlament ka aq shume llum njerëzor sa të vjen ndot. Partive të reja u duhen shumë vite të dalin nga kushurinjtë, tezet, dajot, e shokët, ku i kanë mbështetur partitë. Nuk u shkon mendja se duhet të bashkohen në një parti, e të perpiqen te marrin pushtetin. Brezi i gjyshërve, baballarëve të adoleshentëve janë për të qarë hallin. Një pjesë rrinë e vajtojnë diktaturën, me bindje skllavi. Kjo është pjesa më e ndyrë, më grevëthyese më e poshtër, që i rritë fëmijët. mbesat e nipat me besimin e verbër te partia dhe mungesën e dëshirës për një jetë më të mirë. Një pjesë rrinë e ankohen për jetën, që u vajti për dhjamë qeni, nxisin fëmijët të shkojnë jashtë shtetit, se nuk janë të zotë t’i nxjerrin në protestë për një jetë më të mirë. Fare pak janë ata që lëshojnë dritë e plot guxim i nisin fëmijët në fushëbetejë.
Edi Rama, që mban pushtetin me dhunë, Sali Berisha që ëndërron të nusërojë për të tretën herë dhe gjithë servilat, hajdutët e përtacët, që u shkojnë pas, tashmë janë e shkuara. Ama nuk ikin kurrë edhe sikur t’i vënë zjarrin Shqipërisë për herë të tretë e të katërt për te mbajtur ose marrë pushtetin. Prandaj duhen çuar sa më parë të gjykohen si armiq të Shqipërisë.
Jo më kot rebelohet kjo rini aq e bukur, aq e dashur, aq e mençur dhe aq trime! Gjashtë plumba kishte adoleshenti në trup ( sa keq që nuk ia di emrin) por ashtu si Gjergj Elez Alia, vazhdon të protestojë pa u ndalur, pa iu dhembsur as jeta! Ku e gjen, forcën, idealin, guximin kjo rini? E vërteta si gjithmonë është fare e thjeshtë:
Ata janë rebeluar nga mungesa e respektit, nga mospërfillja e pabarazia shoqërore; kanë kuptuar se nuk mund të jetohet më si gjyshërit e baballarët e tyre qyqarë, që dyzetepesë vjet iu nënshtruan diktaturës, e tridhjetegjashtë vjetë politikanëve qelbësira, horrave, hajdutëve, kurvave, kurvarëve, kriminelëve, bandave e vrasësve. Ata janë rebeluar se nuk ia vlen të shkosh dëm jetën, gjënë më të shtrenjtë, që zoti i ka falur njeriut, duke jetuar me frikë dhe i varfër. Ata rebelohen se u vjen keq për jetën e çuar dëm të baballarëve e gjyshërve të tyre, që jetojnë e hiqen zvarrë si lypsarë, rebelohen se nuk mund t’ia lenë jetën e tyre në dorë antishqiptarëve si Berisha dhe Rama. Rrebelohen se duan të jetojnë e punojnë si gjithë të rinjtë në Europë e Amerikë.
Ju tradhëtarë, që po e shisni atdheun për një karrige e ca para, ju zorraxhinjë, që u bëtë hosana tradhëtarëve, ju policë që po rrihni me kërbaçë e po mbysni me gaz lotësjellës rininë, do e gjeni në mos sot nesër nga drejtësia. Ky rrebelim, ky heroizëm, ky gjak të rinjsh nuk ka për të shkuar dëm. Një diell i ri do të ndriçojë mbi këtë tokë martire e këtë populli të vuajtur. Nuk ka drejtësi, nuk ka liri pa sakrifica, pa shkulur me rrënjë te keqen, që ka pllakosur Shqipërinë qysh se komunizmi i stepave u ul këmbëkryq në vatrat shqiptare. Këtë e ka kuptuar dhe e ka bindje kjo gjeneratë e re, prandaj po lufton për një botë, që shqiptarët nuk e kanë jetuar kurrë më parë.
PS. Do të formohet një qeveri teknike dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt. Mendoj se me ligj duhet të vendoset, që asnjë individ, i cili ka pasur poste të rëndësishme këto tridhjetë vjet, përfshirë dhe deputetët, të mos pranohet si pjesë e administratës së re shtetërore.


