Sheshi “Nënë Tereza” vetëm për këmbësorët? Fondi Shqiptar i Zhvillimit prezanton projektin 21 milionë Euro
Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë pritet të pesoje një
transformim rrënjësor në kuadër të një projekti të ri të Fondit
Shaiptar të Zhvillimit (FSHZH). Projekti parashikon
riorganizimin e plotë të hapësires publike mbi tokë dhe
zhvillimin e një kompleksi të gjerë multifunksional nëntokësor.
Për zbatimin e punimeve, FSHZH ka çelur procedurën e
prokurimit publik me një fond limit prej 2.08 miliardë lekesh (mbi 21 milione euro).
Ndërhyrja synon që siperfaqja e sheshit t’u rikthehet kryesisht
kembesorève, ndersa trafiku dhe funksionet kryesore publike e
kulturore do te zhvendosen nen toke.
Kompleksi do te shtrihet ne disa nivele:
Sheshi i ulur (-4 m): Do te sherbeje si nyje hyrèse dhe
shperndarëse me akses në bar-restorant (340 m2), kapelën
kushtuar Nenë Terezes (700 m2) dhe me hallin e muzeut.
Parkimi nëntokësor (-7.75 m): Do të ofrojë rreth 170 vende
parkimi, të lidhura me siperfagen permes shkalleve dhe
ashensoreve.
Muzeu Arkeologjik (-19 m): Hapësira kryesore e muzeut do të
zbresë në thellesine më të madhe. Hyrja dhe pritja e tij prej 500
m? do të perfshijnë biletarine, zyrat administrative dhe ambiente per aktivitete edukative.
Trafiku i automjeteve do të hiqet nga sipërfaqja dhe do të
kalojë në nje unaze nëntokesore me dy korsi (nga 3.5 m).
Aksesi ne kete korridor do te behet permes tre rampave me nga dy korsi:
Një rampë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (mes
Presidences dhe Pallatit të Kongreseve).
Dy rampa në rrugën “Lek Dukagjini” (përballë Korpusit
Universitar).
Nga pikëpamja teknike, projekti mbeshtetet ne nje strukture te
forte betoni te armuar me kolona e trarë, si dhe mure perimetrale mbajtese per te perballuar thellesine e germimeve.


