SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri
Drejtues të lartë të Grupit SIGAL, të kryesuar nga CEO i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, morën pjesë në Rendez-Vous de Septembre, një prej takimeve më të rëndësishme të industrisëglobale të sigurimeve dhe risigurimeve në Botë.
Në këtë takim u zhvilluan kontakte me drejtuesit e kompanivemë të mëdha të risigurimit dhe brokerimit në botë.
Nga 5 deri më 9 shtator 2026, Monte Karloja ishte qendra e tregut global të sigurimeve dhe risigurimeve, me zhvillimin e edicionit të 68-të të Rendez-Vous de Septembre (RVS). Në këtëaktivitet ndërkombëtar morën pjesë rreth 3,700 profesionistë nga90 vende, mes tyre drejtues të kompanive të sigurimit dherisigurimit, brokerë, menaxherë rreziku, këshilltarë financiarëdhe profesionistë të tjerë të industrisë.
Grupi i përfaqësuesve të lartë të SIGAL zhvilloi takime me përfaqësues të tregjeve më të mëdha ndërkombëtare tërisigurimit dhe brokerimit.
Kapaciteti 1.5 miliardë euro
Gjatë takimeve në Monte Karlo, përfaqësuesit e SIGAL zhvilluan takime të drejtpërdrejta me me mbi njëzetë drejtues tëkompanive më të mëdha ndërkombëtare të risigurimit, si dhe me brokerët më të mëdhenj globalë, përfshirë Aon dhe Marsh.
Një prej çështjeve kryesore të diskutuara ishte mundësia e krijimit të një skeme më të gjerë mbulimi për katastrofatnatyrore në Shqipëri, duke përdorur përvojën dhe burimet e tregut ndërkombëtar të risigurimit.
Sipas diskutimeve paraprake, është vërejtur një hapësirërisigurimi prej rreth 1.5 miliardë eurosh për kompanitë lokale tësigurimit, për të cilën drejtuesit hynë në bisedime konkrete.
Për Shqipërinë do të thotë transferim i një pjesë tëkonsiderueshme të rrezikut të katastrofave natyrore në tregjetndërkombëtare. Në këto takime u shtruan edhe kontakte përCYBER Risk Insurance, hapa të mëtejshëm në drejtim tëgarancive për projektet e mëdha ndërtimore, si edhe përprodukte të tjera që funksionojnë në tregjet botërore e që, SIGAL, falë bashkëpunimit prestigjioz me gjigantët botororë tërisigurimit mund t’ia sjellë si novacion tregjeve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, produkte që krijojnëmundësi praktike për të gjithë klientët dhe që janë të arritshmeprej tyre.
Mesazhi që vjen nga takimet e Monte Karlos është se kompanitëshqiptare të sigurimit mund të përdorin kapacitetet e risiguruesve ndërkombëtarë për të ofruar produkte të dedikuarapër tërmetet, përmbytjet dhe katastrofa të tjera natyrore, duke bërë të mundur që rreziku të mos përballohet vetëm nga bilancete kompanive vendase.
Edhe bujqësia mund të mbulohet
Risiguruesit ndërkombëtarë kanë shprehur gatishmëri për tëofruar kapacitete edhe për sektorin e sigurimit të agro-kulturës, duke krijuar mundësi për mbulimin e fermerëve dhe aktivitetevebujqësore ndaj rreziqeve të ndryshme, përfshirë dëmet e shkaktuara nga fenomene ekstreme natyrore.
Kjo do të mund të krijonte një mekanizëm më të qëndrueshëmpër mbrojtjen e sektorit bujqësor, veçanërisht në kushtet e rritjessë ekspozimit ndaj rreziqeve klimatike.
Nga Monte Karlo te Shqipëria
Pjesëmarrja e drejtuesve të Grupit SIGAL në këtë forum ndërkombëtar synon të sjellë në Shqipëri jo vetëm kontaktet dhepërvojën e më të mëdhenjve të tregut global, por edhe mundësikonkrete për forcimin e mbrojtjes financiare ndaj katastrofave. Risigurimi është një nga garancitë kryesore të stabilitetit dheaftësisë paguese të një kompanie sigurimi, veçanërisht në njëtreg të ekspozuar ndaj katastrofave si Shqipëria.
Vetëm gjatë vitit 2025, SIGAL IG u pagoi mbi 15.1 milionë euro risiguruesve ndërkombëtarë në Shqipëri, Kosovë dheMaqedoninë e Veriut, si një investim në kapacitetin financiar, nëekspertizën dhe në sigurinë që qëndron pas çdo police sigurimitë garantuar në drejtim të përmbushjes së detyrimeve ndajklientëve edhe për situatat më të vështira.


