SPAK dërgon për gjykim dosjen për zyrtarët e Bashkisë Divjakë
SPAK ka përfunduar hetimet ndaj zyrtarëve të Bashkisë Divjakë dhe ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO.
Të pandehur janë marrë Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Leccini dhe Elbareta Nishica, kjo e fundit me detyrë drejtoreshë e Planifikimit të Zhvillimit të Territorit.
Ndaj tyre është ngritur akuza për “shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për tre procedura tenderimi të zhvilluara nga Bashkia Divjakë, me një vlerë totale prej rreth 1 milion eurosh. Hetimi ka nisur si vijim i një fraksioni të një dosjeje tjetër.

