Spiropali reagon pas ndarjes nga jeta të Servet Pëllumbit: E mbajti PS në këmbë në kohët më të vështira!
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi, duke e vlerësuar atë si një figurë me dinjitet dhe kontribut të rëndësishëm në jetën politike dhe institucionale të vendit.
Në mesazhin e saj, Spiropali shkruan se Pëllumbi “e përjetoi politikën me dinjitet, qetësi dhe përgjegjësi”, duke theksuar rolin e tij në një nga periudhat më të vështira për Partinë Socialiste.

