“Super Hajdutja Ardita Kuci e AZHBR do ketë fatin e Belinda Ballukut”! Vjedhje dhe abuzime kudo mbi djersën e fermerëve!
Burime nga brenda institucionit flasin për subvencione për ferma që nuk ekzistojnë, fatura për naftë për fermerë që s’kanë asnjë hektar tokë, skema për blegtori me dele e lopë që ekzistojnë vetëm në Excel, dhe kompani-fantazmë që marrin miliona euro për projekte që nuk kanë parë kurrë dritën e diellit. Ndërkohë, fermeri i ndershëm, ai që zgjohet në agim për të punuar tokën, pret në radhë për një bidon nafte
Në çdo cep të Shqipërisë, fermerët e vërtetë po përballen me mungesën e mbështetjes, me tokat që thahen, me naftën që s’vjen kurrë dhe me subvencionet që shkojnë për “fermerë” që ekzistojnë vetëm në letra. Ndërkohë, në zyrat e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), nën drejtimin e Ardita Kuçit, vazhdon pa u ndalur një nga skemat më të paturpshme të vjedhjes së fondeve publike dhe atyre të Bashkimit Europian. AZHBR u krijua për të ndihmuar bujqësinë, për të fuqizuar fermerin, për të zhvilluar zonat rurale dhe për të mbështetur ekonominë e fshatit. Por ajo që ndodh sot është e kundërta e çdo misioni publik. Ky institucion është kthyer në një makineri grabitjeje të organizuar, ku çdo tender, çdo subvencion, çdo faturë kalon përmes rrjeteve të interesit të ngritura nga vetë drejtuesit. Në krye të kësaj skeme që funksionon me preçizionin e një grupi të strukturuar kriminal qëndron drejtoresha Ardita Kuçi raporton timoni.al. Ajo është kthyer në simbolin e një burokracie të korruptuar që nuk njeh as turp, as ndëshkim, dhe që prej vitesh luan me paratë e fermerëve si të ishin pronë personale. Burime nga brenda institucionit flasin për subvencione për ferma që nuk ekzistojnë, fatura për naftë për fermerë që s’kanë asnjë hektar tokë, skema për blegtori me dele e lopë që ekzistojnë vetëm në Excel, dhe kompani-fantazmë që marrin miliona euro për projekte që nuk kanë parë kurrë dritën e diellit. Ndërkohë, fermeri i ndershëm, ai që zgjohet në agim për të punuar tokën, pret në radhë për një bidon nafte. Ai sheh lajmet për “mbështetje rekord” nga AZHBR, por nuk merr asgjë. Sepse AZHBR sot nuk është për fermerin. AZHBR është për klientët e pushtetit, për të afërmit e drejtoreshës, për njerëzit që dinë t’i telefonojnë zyrtarët e duhur dhe të marrin para për projekte fiktive. Dhe në këtë histori, më skandaloze se çdo faturë mashtruese është heshtja e SPAK-ut. Institucioni që u krijua për të luftuar korrupsionin e lartë, bën sikur nuk sheh. Dosjet e AZHBR-së janë plot me elementë që duhej të ishin hetuar prej kohësh — por në vend të hetimeve, kemi heshtje. Në vend të përballjeve me drejtësinë, kemi promovime dhe deklarata për “sukseset” e rreme të agjencisë.
Pse hesht SPAK-u?Pse nuk hetohen tenderat e AZHBR-së?Pse nuk kontrollohen fushatat e subvencioneve ku çdo fletë shoqërohet me mashtrime?
Pse nuk pyetet asnjë fermer i vërtetë në terren për të parë ku shkuan paratë?Nëse kjo agjenci do të kishte vepruar në ndonjë vend tjetër europian, drejtuesit e saj do të ishin para gjykatës për shpërdorim fondesh dhe mashtrim me fonde të BE-së. Por në Shqipëri, Ardita Kuçi vazhdon të komandojë AZHBR-në me të njëjtën arrogancë, me të njëjtat lidhje politike, me të njëjtin guxim që i jep mosndëshkimi. Kjo është fytyra e vërtetë e korrupsionit shqiptar: një drejtoreshë që shpërndan fondet e bujqësisë mes miqsh e militantësh, një agjenci që i ka kthyer dosjet e subvencioneve në fatura mashtrimi, dhe një SPAK që bën sehir.

