“Të verbër dhe të ligj”/ Rama me fermerët në Lushnjë, kritikon opozitën: Nxisin sherr, mërzi dhe ndaj qeverisë!
Kryeministri Edi Rama ishte sot me fermerët e Lushnjës në Krutje.
Gjatë fjalës së tij Rama kritikoi qëndrimet e opozitës, që sipas tij duan të nxisin agresivitet ndaj qeverisë.
Për të pretendimet e opozitës se qeveria ka hequr subvencionet ndaj fermerëve janë verbëri dhe ligësi.
Rama: E qartë për ata që janë fermerë se ajo që kemi bërë ne është më shumë se jepni naftë. Jo të gjithë përfituesit ishin ata që e meritonin dhe e përdornin naftën për punë bujqësie. Skema e ndarjes për pronësi për sasinë e tokës ishte një problem se në shumicën e rasteve nuk ishte e atyre që punonin tokën. Kemi ardhur, nuk do japim mbështetje që shkon në 7-8 mln lek në vit.
Ai që shet prodhimin e vet paraqet faturën direkt prodhuesit. Merr 10% të TVSH, nga ajo faturë para në dorë. Me ato para do të blesh naftë blej sa të duash. Ata që flasin janë të verbër dhe të ligj. U intereson si të nxisin sherr mërzi, agresivitet ndaj qeverisë. Nuk iu del e keqja, nuk është problemi im. Ajo që po bëjmë është të komunikojmë me ju dhe përmes jush tu komunikojmë të gjithë fermerët, jemi këtu me një ofertë të re për bujqësinë.

