Aktualitet

Tiranë, “arrest në burg” për 4 persona që ndërtuan pa leje

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për katër persona, të dyshuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Shtetasit me iniciale M.J., F.L., F.Sh. dhe A.Sh. akuzohen se kanë shkelur kushtet e lejes së ndërtimit në një objekt në kryeqytet.

Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë tejkaluar parametrat e lejes së miratuar për një objekt pranë Rrugës “Llukë Kaçaj”, mbrapa “Spitalit Amerikan 2”, duke kryer punime jashtë projektit dhe duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, dyshohet se janë realizuar edhe shitje informale me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale.

Nga verifikimet në terren rezulton se objekti është ndërtuar me shkelje të vazhdueshme ndër vite, duke tejkaluar lejen fillestare prej 2 katesh nën tokë dhe 9 katesh mbi tokë. Në total, janë konstatuar dy kate shtesë dhe rreth 2550 m² më shumë se sa ishte parashikuar në projektin e miratuar.