Tragjedi në Spitalin e Traumës, pacienti hidhet nga kati i tretë dhe ndërron jetë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Spitalin e Traumës në Tiranë, ku një pacient ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga kati i tretë i godinës së spitalit.
Sipas raportimeve paraprake, viktima kishte qenë i shtruar për të marrë mjekim pas një tentative të mëparshme për vetëvrasje, ngjarje nga e cila kishte pësuar fraktura të ndryshme trupore.
Pavarësisht ndërhyrjes së stafit mjekësor për trajtimin e plagëve të tij, gjatë qëndrimit në ambientet e spitalit ai ka rënë nga lartësia e katit të tretë, duke humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.
Ndërkohë, autoritetet kompetente dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, e cila mbetet ende e paqartë.
Nëse ju ose dikush që njihni po kalon një moment të vështirë, lutemi të kërkoni ndihmë profesionale ose të kontaktoni linjat e dedikuara të mbështetjes psikologjike.


