Sport

Tre lojtarë nga Egnatia, dy nga Tirana dhe Partizani, zbulohet formacioni i javës në Superiore

Drejtoria Teknike e Federatës Shqiptare të Futbollit ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 11-të në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Në njëmbëdhjetëshen ideale spikat Egnatia, e cila përfaqësohet me tre futbollistë, ndërsa Tirana, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu kanë nga dy lojtarë.

Formacioni është ndërtuar sipas skemës 1-3-4-3.

Në portë është përzgjedhur Visar Bekaj i Tiranës. Në repartin defensiv bëjnë pjesë Andrey Yago i Egnatias, Georgios Lagonidis i Skënderbeut dhe Aleksandar Jovicic i Partizanit.

Mesfusha përbëhet nga Rowan Human i Partizanit, Altin Kryeziu i Egnatias, Emmanuel Obinna Nwokporo dhe Sokol Uldedaj të Vllaznisë.

Ndërkohë, në repartin ofensiv janë përzgjedhur Fernando i Egnatias, Bismark i Skënderbeut dhe Freddy Alvarez i Tiranës.

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm është ai për trajnerin më të mirë të javës, titull që i është dhënë Dean Klafurić, teknikut të Tiranës.

Përzgjedhja është bërë në bazë të paraqitjeve individuale të futbollistëve gjatë ndeshjeve të zhvilluara në javën e 11-të të kampionatit.