U godit me sende të forta në kokë/ Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, dyshohet se…
Drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi, është goditur nga disa persona ende të paidentifikuar në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”, ku sipas informacioneve paraprake, Haderi është sulmuar me sende të forta në pjesën e kokës.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të kreut të AKU Shkodër.


