Aktualitet

UKT vijon investimet, përmirëson linjën e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e Mushqetës dhe Ibës

Infrastruktura e furnizimit me ujë për qytetarët e Tiranës po përmirësohet çdo ditë e më shumë nën drejtimin e Flauers Shoshit si Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve. Banorët e zonës së Mushqetës dhe Ibës nuk do të duhet të shqetësohen më për cilësinë e ujit.

“Pas 13 vitesh pa ndërhyrje UKT ka nisur rikonstruksionin e linjës së transmetimit që furnizon me ujë të pijshëm depon e fshatrave Mushqetë dhe Ibë, në shërbim të 1,600 banorëve.

Projekti parashikon zëvendësimin e rreth 500 metrave linearë të linjës ekzistuese me tub çeliku DN 150, duke përmirësuar ndjeshëm parametrat teknikë të rrjetit të transmetimit dhe duke rritur sigurinë e furnizimit me ujë.

Falë mbështetjes së Anila Denaj dhe angazhimit të UKT banorët e Mushqetës dhe Ibës do të kenë një furnizim më të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga UKT.