5 orë në SPAK, Igli Tare: Gjithçka që kisha i deklarova aty
Ka përfunduar pas 5 orësh marrja në pyetje e ish- futbollistit të Kombëtares, Igli Tare në SPAK.
Ai është marrë në hetim në kuadër të dosjes së ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Tare akuzohet për pastrim parash sepse ka përdorur emrin e tij si ‘prestanome’ për të fshehur dy vila në pronësi të Ballukut.
Pasi doli nga SPAK ai deklaroi se nuk kishte asgjë për të deklaruar.
“Gjithçka që kisha i deklarova aty”, tha ai.
Afera me vilën në Palasë, e dyta e sekuestruar pas një tjetre po në zonën e Dhërmiut, ka rënduar situatën penale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për “Shkelje të barazisë në tendera” të kryer në bashkëpunim, “Fshehje të pasurisë”, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Pastrim parash”, më shumë se një herë.
Bashkë me të në këtë aferë akuzohet biznesmeni Arbër Abazi dhe kompania e tij “Alko Impex General Construction”, si dhe ish-futbollisti Igli Tare, pronari në letra i vilës, i cili akuzohet për pastrim parash.


