Zjarri që zuri qytetin në “çark”…!
Me fëmijët në emigracion dhe vetë me një jetë të qetë, ku mungon krimi dhe ku solidariteti është në një nivel të kënaqshëm, ku secili i bëhet krahë tjetrit, qetësia dhe gjelbërimi ishin çka i kishinmbetur nga historia e gjatë dhe e pasur. Kurse tani atyre fytyrave të shtangura dhe te ngrira u ravijëzohej edhe fataliteti. Ikën pishat, ullinjtë, vreshtat, bletët, gjë e gjallë, bimësia, u shuan sikur t’i kishte përpirë kuçedra e Malit të Gjerë. Ç’do të bënin tani ata në atë tokë të djegur?
Aureolë e kuqe, tym, flakë, qielli i zënë, era e gjësë së djegur shpërndahet kudo. Një pamje e llahtarshme. Gjuhë flake që përpijnë pisha gati 50 vjeçare, ullinj më shumë së 100 vjet, vreshta, shkurre e pemë që kanë qenë aty sa kanë qenë malet vetë. Nuk sheh dot qiell. Duket sikur qyteti është zënë në çark. Ajo që deri dje ishe mrekullia e tij, e veçanta e tij, sot është kthyer si thikë pas shpine: ushqim përpirës për gjuhët e flakëve! Gjelbërimi aq i dëshiruar, ai oksigjen që të mbushte mushkëritë, tani e mbrapa do të jenë një mungesë e ndjeshme.
Njerëzit kanë dalë jashtë. Ata që jetojnë në periferi, në rrëzë të maleve, kanë marë me vete vetëm çfarë mund të merret në këto raste, por paharruar një peshqir të lagur, dhe janë mbledhur në qendër tëqytetit, aty ku efekti i flakëve duket i pamundur të arrijë. Dhe që aty, me celularët në duar dhe me pamje të ngrirë, shikojnë të pafuqishëm se si brenda gjysmë ore, zjarri përfshiu kurorën rrethuese të qytetit, krenarinë dhe bukurinë e tij. Qyteti dukej si një vajzë e re dhe e bukur falë ngjyrës jeshile rreth e rrotull dhe gjelbërimit tëpa munguar dimër verë.
Po tani? Shpejt për të folur. Sytë e njerëzve janë të fokusuar aty, te flakët e zjarrit. Dhe si për të zhdukur çdodyshim se kjo që po shohin nuk ështëëndërr, por njërealitet i jetuar prej atyre vetë, mundohen ta fiksojnë, regjistrojnë me kamerat e celularëve, sikur kanë frikë se do ta humbasin, se do t’u duket një ëndërr e keqe dhe mund ta harrojnë.Energjia në qytet është ndërprerë, më shumë si masë sigurie, por qyteti nuk vuan nga mungesa endriçimit. Ka aq shumë dritë!
Dhe është kjo dritë që, ndërsa në shekuj njeriu ka jetuar me të pranë kur e ndizte në vatër, gjatë njëpushimi në ecje të gjata, gjatë një nate, apo në errësirëpër të bërë dritë, pra kur ndjente nevojën dhe dobinë e flakës, sot të kthehet në fatkeqësi për ta. Jo, le të rrinin dhe nëerrësirë, le të rrinin dhe në të ftohtë, do visheshin dhe do tërezistonin, por nuk do të digjeshin. Sot flakët janë kthyer në armikun e tyre kryesor. Si një pushtim në një front të gjerë dhe i pamëshirshëm përç’gjen përpara, ata nuk do ta dëshironin kurrë jo ta përjetonin në vetë të parë, por as ta dëgjonin se u ndodhte dikujt tjetër. Por fati i keq ishte me ta këtë natë!
I është kënduar aq shumë zjarrit, i janëthurur vargje të bukura dhe të dashura. Zjarri ka bërë kthesën kryesore në transformimin e njeriut. Nxehtësia e tij është përdorur në industri në mënyrë shumëeficiente. Industria e rëndënuk bën dot pa nxehtësinë e zjarrit. Zjarri është sinonim i ndjenjës së madhe, sinonim i dashurisë. Njerëzimi e ka dashur në shekuj, ka përmirësuar jetesën dhe standardin e mënyrës së zhvillimit me zjarrin si faktor. E kemi dashur, çmuar dhe e duam zjarrin.
Po sot? Po këtë pamjet tmerri me gjuhët e kuqe që përpijnëçdo gjë që u del përpara?Kurrë nuk e kemi dashur, aq shumë sa mbetet proverbiale thënia e të parëve: “Me zjarrin, ujin dhe qeverinë mos luaj!” Fuqia e zjarrit, sa e dobishme, aq edhe fatale!
Dhe ata e ndjejnë tani tek sa parashikojnë pasojën e frikshme të tokës së djegur, flasin ngadalë, pëshpëritin vetëm një shprehje:Kjo ishte goditja e fundit! Me këtë morëm fund!
Qyteti ishte tkurrur shumë që pas përmbysjes së komunizmit. Papunësia e lartë dhe mungesa e shpresës i detyroi shumë prej tyre të emigronin. Qyteti humbi rininë, për pasojë humbi dasmat, humbi shtesën e popullsisë, i mungojnë zërat e fëmijëve, shkollat rrezikojnë tëmbyllen e mezi bëhet një klasëme një moshë nxënësish. Mbeti në qytet brezi i tretë, ata që nuk ndaheshin dot nga toka që i rriti, ku i njeh çdo gurë dhe çdo cep i territorit. Me fëmijët në emigracion dhe vetë me një jetë të qetë, ku mungon krimi dhe ku solidariteti është në një nivel të kënaqshëm, ku secili i bëhet krahë tjetrit, qetësia dhe gjelbërimi ishin çka i kishinmbetur nga historia e gjatë dhe e pasur. Jeta ishte kufizuar shumë, por ata e donin, e donin se ishin në ambientin e tyre, ku jepnin e merrnin pa sforco, ndoshta me dhimbje, por jo me fatalitet.
Kurse tani atyre fytyrave të shtangura dhe te ngrira u ravijëzohej edhe fataliteti. Ikën pishat, ullinjtë, vreshtat, bletët, gjë e gjallë, bimësia, u shuan sikur t’i kishte përpirë kuçedra e Malit të Gjerë. Ç’do të bënin tani ata në atë tokë të djegur? Me se do merreshin? Si do siguronin të ardhura? Ç’do t’i lidhte më me rrugët, rrugicat, mëngjesin dhe mbrëmjen? Edhe dielli do të dukej i shkretë…
Sytë mbushur me lot tek shikonin se si pasuria e qytetit po bëhej hi brenda dy orëve dhe se fuqisë së zjarrit nuk kishte mjet e forcë që t’i bënte ballë, dëshpërimi ishe gati gati fatal. Ishin pa fjalë. Një gazetar i një agjencie televizive që po transmetonte direkt situatën, po bridhte me mikrofon nëdorë për të gjetur dikë që të fliste, të thoshte diçka. Por asnjëri nuk ja kishte ngenë! Nuk kishte fuqi shpirti dhe mendje të fliste Ç’të thoshte? Që u dogjën? Që kjo ishte goditja e fundit pas emigracionit masiv, pas mbylljes sëçdo njësie prodhimi, që ky ishte një fund i qytetit që ishte kthyer në apendiks? Në një natë tjetër, gazetari nuk do të dinte kujtt’ia drejtonte mikrofonin më parë, por sot nuk ishte rasti. Jo, nuk ishte momenti.
Sa dhimbje mbartnin ata!Një pjesë, duke u munduar të shmangin kaosin, hypnin në makinat e tyre dhe të iknin diku larg, t’i shmangeshin tymit dhe mungesës së ajrimit. Frymëmarrja po vështirësohej. Qytetin po e mbulonte një hi i hollë, i padukshëm në këtë orë, por mbi flokët e tyre e ndjenin se si uleshin grimcat e tymit. Edhe njoftimet nga organet përkatëse ishin të largoheshin nga shtëpitë që rrezikoheshin nga flakët, të mbanin peshqirë të lagur në fytyrë dhe të largoheshin në zonat që u rekomandonin autoritetet. Kishte nga ata që nuk shkëputeshin dot nga shtëpitë, nga prona dhe nga gjithçka që i rrethonte. Edhe pse rreziku ishte i afërt, nuk mund të thuhej me siguri nëse do të prekeshin apo jo edhe shtëpitë, por ka besë zjarri? Gjithandej vinin thirrje të ruanin jetën, të shpëtonin njerëzit dhe gjënë e gjallë sa të mundnin dhe përpara sesa të materializohej rreziku. Të shpëtohej ç’mund të shpëtohej, kjo ishte çështja. Ta braktisninvendin, qoftë edhe për një natë, por me sigurinë e shpëtimit të jetës së tyre dhe me shpresën se ka jetë edhe pas qiametit!
E trishtë! Të jetosh me zhbërjen dhe të mos dish për të nesërmen! Ka gjithmonë një të nesërme, ka gjithmonë një shpresë,por kjo vjen pasi ndërgjegjësohesh për humbjen, pasi kanë shteruar lotët. Dhe kjo nuk po ndodhte akoma! Ishte radha easaj të jetohej: humbjes. Dhe ajo ndodhte aty, furishëm, me super forcë, pa asnjë pengesë. Edhe era e lehtë që frynte e ndihmonte edhe më shumë. Edhe pse ishin mobilizuar forca zjarrfikëse, skuadra dhe ekipe për të mbrojtur objekte të veçanta, si spitali dhe depozitat e gazit, pjesa tjetër ishte në mëshirë të fatit. Do zgjidhte kuçedra zjarr çfarë do të përlante apo do të mjaftohej këtu me këto e aty tutje me ato? Kush ja di oreksin? Apo do e zgjerojë oreksin edhe në veri dhe perëndim?
Flakët ngriheshin në qiell. Qyteti skuqte. Fasadat e pallateve ndriçoheshin sipas fuqisë së flakës, herë më shumë e herë më zbehtë. Makinat që ishin në alarm, kë prisnin, kë po merrnin, të gjithë në rregull? Ku do të shkonin? Si do ta kalojmë natën? Heeej, ka ndonjë vend për mua?
Qyteti kish parë luftëra, kish ndjerë thundra të kalit dhe thundra çizmesh, por nuk ishte dhënë. Kish sakrifikuar edhe jetë njerëzish dhe nuk kishte mbaruar. Përkundrazi. Pas çdo lufte ishte ripërtërirë. Po nëse ka ndodhur kështu, pse tani kjo frikë “Me këtë morëm fund!”?
Koha do të tregojë së ç’efekt do të ketë kjo kataklizmo e kuqe për vazhdimin, rigjallërimin dhe ringritjen, por për momentin ata jetonin atë që kishin para syve. Duhet të largoheshin, duhet ta lënin sheshin e qytetit që po e mbulonte tymi dhe hiri dhe të shkonin diku tjetër që të mos u mungonte oksigjeni. Pra, kërkohej ta braktisnin dhe ta lënin në fatin e vet. Të behej ç’tëbëhej. Gazetari, edhe pse përpiqej të sensibilizonte nëpërmjet pasqyrimit të flakëve gjigande dhe llavës së prushit të pemëve të djegura, nuk kishte ndonjë lajm se mund të bëhej ndonjë gjë më tepër gjatë kësaj nate. Duhet pritur mëngjesi.Po, të pritet mëngjesi dhe të shikojmë se ç’ka ndodhur. Tani nuk mund të thuhet asgjë e saktë. Por nuk ka raportime për lëndime në njerëz. Ka disa shtëpi të djegura, por bilanci do të sqarohet kur të agojë. E vërteta është se banorët do ta kujtojnë gjatë këtë natë zjarri si në ferr dhe do ta tregojnë akoma më gjatë se çfarë ndodhi me pasurinë natyrore të qytetit të tyre. – Kështu e mbylli gazetari raportimin nga sheshi i qytetit.Nuk dihej nëse mëngjesi do të zgjohej me zjarr të fikur, të ngadalësuar, të përhapur apo të shtuar. Një gjë ishte e vërtetë këtë natë për vazhdimin e ditës tjetër: ata do të shikojnë dhe prekin tokë të djegur gjithandej!


